Tani dhe pergjithmone

Danielle Steel FNK0150

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është një përpjekje e fortë për të shpëtuar dashurinë dhe martesën njëherësh. Por, sërish Danielle Steel gjen histori dhe sjell intriga që ta vërë në sprovë. Kësaj radhe është burri që, ndonëse është ndihmuar pa rezerva nga bashkëshortja për të ndërtuar një karrierë të re si shkrimtar, bën një gabim që do të kushtojë shumë për çiftin.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789995686017

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Edhe pse Jessica dhe Ian Clarke kanë 7 vjet martesë, ata këmbëngulin se nuk është shuar emocioni dhe eksitimi. Me nxitjen e Jessicës, Ian lë punën e tij si agjent për tu bërë një shkrimtar, dhe ajo mbështet atë me boutikun e saj të suksesshëm që ka në San Francisco.

Varësia financiare te Jessica e shqetëson Ianin më shumë se ai e pranon, dhe në një moment mërzitie të kësaj pafuqie, pamaturia e parë e Ian do të krijojë një makth që kërcënon çdo gjë që kanë ndërtuar me shumë mund Jessica dhe Ian. Ajo që ai e bën ndryshon jetën e tyre, dhe ata, ndoshta përgjithmonë, do të luftojnë për të paguar çmimin e çështjes së tij të dalldisur.

Fragment

E shtrëngoi sërish në krahë. "Më do ende?"e pyeti me një zë të drojtur e të shuar, si vogëlushe. Sa kohë kishte kaluar që nuk i kishte dëgjuar ato fjalë, Jani, para së gjithash? Po sikur të mos e donte më? Çfarë i mbetej të bënte? Të kthehej e të kërkonte një Xhefri tjetër, me të cilët kjo botë ishte e mbushur, apo ndonjë tip të trashë si ai komediani nga Nju Jorku, me atë krifën e dendur e të shëmtuar? Sa e zbrazët do t’i dukej shtëpia me panoramën, me lisharësen... ajo botë e bërë për Janin... sikur ai të mos ishte atje? Do të kishte guxim të kthehej? Të ngulte sytë te portreti i tij? Të kujtonte sërish zërin e tij? Të vinte vathë prej perle që ia kishte dhuruar ai?"

Data sheet

pages540
ISBN9789995686017
RedaktoriRexhep Hida
Published year2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri
RomanRomancë&Pasion