Na ishte nje vere View larger

Na ishte nje vere

Tessa Bailey PE0460

New product

Përshkrim i shkurtër

Një komedi romantike, e paharrueshme dhe plot piper, i pari i një duologjie nga autorja bestseller e New York Times-it dhe e preferuara e TikTok-ut, Tessa Bailey.

More details

111082 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371706

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pajper Bellinxher është një vajzë e re, që ndjek modën e ka shumë ndikim, ndaj fama e saj si fëmijë rebel i shtyn paparacët ta ndjekin këmba-këmbës. Kur pas një feste të çmendur dhe shampanjës së derdhur lumë, Pajperi përfundon në burg, njerku i vet mendon që kjo shthurje duhet të marrë fund. Ndaj, ai vendos t’i presë të ardhurat pa fre dhe, që të bëhen më të përgjegjshme, i dërgon Pajperin e të motrën të administrojnë barin e babait të tyre të vdekur... në Uestport, Uashington.

Me të mbërritur në Uestport, Pajperi ndesh Brendanin, trupbëshëm dhe mjekërmadh, kapiten i një anijeje, sipas të cilit, vajza s’ka për të duruar më shumë se një javë larg Beverli Hillsit. Punë e madhe se ajo s’di të merret me llogaritë dhe ideja se do të flejë në një apartament të ndyrë me shtretër marinar e bën t’i kalojnë mornica në trup. Kaq keq të jetë, vallë? Ajo është e vendosur që t’i tregojë njerkut dhe këtij vendasi gërnjar e seksi që është më shumë se një fytyrë e bukur.

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme. Pajperi nuk do të ketë ndjenja për një burrë që lundron për javë të tëra duke ndjekur perëndimet e diellit. Megjithatë, kur fillon të ndihet mirë në Uestport, Pajperi nis të pyesë veten nëse jeta e ftohtë dhe glamur ishte vërtet ajo çka donte. Los Angeles e thërret, por Brendani dhe ky qytet po ndezin zemrën e saj.

Kritika

Zëri i saj tingëllon po aq i freskët dhe bashkëkohor sa dhe një komedi romantike në Netflix.Bailey shkruan pa teklif batuta dhe skenarë komedish romantike, por për atyre që u pëlqejnë ta spërkasin historinë e dashurisë me erëza, ajo është eshtë edhe Mikelanxheloja e bisedave rreth seksit”.

Entertainment Weekly

Bailey na sjell përsosmërinë e saj të treanshme, batuta të mprehta, kimi të menjëhershme, dhe skena përvëluese seksi, por janë të kombinuara me një kërkim të madh të brendshëm.

Kirkus Reviews (starred review)

Baily godet në shenjë me këtë komedi romantike... Ajo do të fitojë ithtarë të rinj, me skenat mjaft të nxehta të seksit dhe një protagoniste të zgjuar e me humor.

Booklist (starred review)

Përvëlues, seksi dhe zbavitës, do të fluturoni përmes këtyre faqeve.

New York Post

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages394
ISBN9789928371706
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiElisa Çurri
RomanRomancë&Pasion
I ri1