Kafe – dialog View larger

Kafe – dialog

Hubert Petit UE0210

New product

Përshkrim i shkurtër

Një libër me ese, ide dhe debate, i botuar nga UET Press, nën titullin Kafe-dialog, me autor Hubert Petit, duket se ka një sinergji të çuditshme, me problematikën dhe idetë që përcjell, me nevojën për një komunikim sa më të shpejtë e të butë midis përfaqësive të tensionuara politike të vendit tonë dhe atyre ndërmjetse, si dhe gjetjen e mekanizmit për të dalë nga bosh-i.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928236043

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri parashtron shkurtimisht shkaqet e krizës politike, pas pranimit të kandidimit tonë në BE (pjesë e të cilave janë evidente edhe sot) dhe dialogun metodik, jozyrtar, për mënyrën e përshtatjes së jetës taktike me kërkesat e botës moderne nëpërmjet bashkëbisedimit.

Qysh në hapje të lëndës autori pohon se procesi i dialogut nga vetë natyra është dhe duhet të mbetet reciprok dhe mësimet e nxjerra nga ai, duhet të shkojnë përtej ndarjeve partiake. Ai pohon se potenciali i dialogut ekziston në vendin tonë, duke përfshirë këtu edhe sferën politike. E rëndësishme është vullneti i mirë dhe metoda e afrimit. Marrëveshje politike midis shumicës dhe opozitës u arritën, thotë autori nga përvoja, kur të gjithë i kishin humbur shpresat!

REVIEWS

"E paraqes me shumë kënaqësi këtë punim, pasi kam qenë vetë i pranishëm në zhvillimet që autori, me vend, i cilëson si "Kafe-Dialogë". Ato ishin mbledhje jozyrtare të përfaqësuesve të klasës politike, me synim gjetjen e zgjidhjeve konsensuale ndaj krizave institucionale. Pa dyshim, çdo pjesëmarrës ka mësuar shumë për to në bisedime, në kujdesin e vëmendjen që u duhen kushtuar vështirësive, të cilat, ngre përshtatja e jetës sonë politike me kërkesat e botës moderne."

Bamir Topi, President i Republikës së Shqipërisë

"Kjo vepër e botuar në dy gjuhë, në frëngjisht dhe në shqip, do t'i japë lexuesit një ide për kulisat e historisë institucionale të vendit tonë. Do të ishte me interes të mësonim se bisedimet, debatet, negociatat e fshehta midis diplomatit francez, ambasador i frankofonisë, z. Hubert Petit dhe interlokutorëve të tij të nivelit më të lartë, si kryetar qeverie dhe kryetar opozite janë zhvilluar tërësisht në frëngjisht."

Prof. Drita Hadaj, Presidente e Aleancës Franceze të Tiranës

 

Data sheet

pages462
ISBN9789928236043
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim