Kuvend letrash me miq, vëll. II View larger

Kuvend letrash me miq, vell. II

Mustafa Merlika Kruja BOM0130

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është vëllimi i dytë i serisë “Kuvend letrash me miqtë”, botimi i së cilës filloi vitin e shkuar me letërkëmbimin ndërmjet Mustafa Krujës dhe familjes Gjomarkaj e Atij dhe prof Zef Nekaj.

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Në këtë vëllim botohet letërkëmbimi mes M. Krujës dhe gjashtë profesorëve të shquar të universiteteve të ndryshme të botës, njëkohësisht ndër personalitetet më të spikatura të jetës kulturore shqiptare, përkatësisht Ernest Koliqit, Karl Gurakuqit, Martin Camajt, Namik Resulit, Atë Zef Valentinit dhe Stavro Skendit.

Është një nismë e familjes së ish Kryetarit të Institutit të Studimeve Shqiptare, për t’i paraqitur lexuesit të sotëm letërkëmbime të Tij me personalitete të ndryshme të jetës kulturore e politike të Shqipërisë. Ideja, për të botuar atë pjesë të letërkëmbimeve të mbetur në arkivin e familjes, është nxitur edhe nga vlerësimi që personalitete si E. Koliqi apo K. Gurakuqi kanë shprehur për to. “ Aty ku Mustafa, mendoj, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar.

Ata qi paten fatin me pasë letra prej tij, duhet t’i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun visar i paçmim i shqipes. î shprehet prof. Koliqi në Shęjzat me rastin e 70 – vjetorit të lindjes së M. Krujës. Ndërsa K. Gurakuqi shkon edhe më tej. Në një letër ngushu-llimi që i dërgon familjes në rastin e vdekjes së Tij shprehet kështu : “Unë nuk do t’a harroj kurr e deri sá të jemë gjallë do t’i ruej me kujdes e me nderim letrat e Tija plot dashuní për mue personalisht, e për gjuhën shqipe veçanisht. Ndoshta do të vîjë koha, e për këtë i lutem me afsh Perendís, qi të më jepet rasa të mbledhi e të përmbledhi krejt korrespondencën e Tij me miqt e shumtë qi ká pasë, e t’a botoj në vëllim të posaçëm.

”Në vazhdën e këtyre gjykimeve e, madje, të dëshirës së prof. Gurakuqit, po vazhdoj punën për botimin e letërkëmbimeve. I kërkoj falje lexuesit për mungesën e mjaft letrave, që nuk kam patur mundësi t’i rrjeshtoj në këto vëllime, mbasi nuk i kam në dorë. Kjo ndodh sepse familja ka pak letra të shkruara nga i pari i saj, ka vetëm ato për të cilat Ai ka ruajtur kopjet, por kjo nuk ka qënë një praktikë e përherëshme. Për të paraqitur një vepër të plotë, do të ishte dashur edhe bashkëpunimi i familjeve të bashkëshkru-ajtësve që, për arsye të ndryshme, nuk ka qënë në masën e duhur.

Për përpilimin e këtij vëllimi, një falënderim i përzemërt i shkon, nga ana ime, prof. Romeo Gurakuqit, për ndihmën bujare të dhënë, nëpërmjet fotokopjeve të mjaft letrave të M. Krujës drejtuar K. Gurakuqit, materiale që kanë bërë të mundur që ai letërkëmbim të jetë ndër më të plotët. Përfitoj nga rasti për të rifalënderuar z. Nikoll Nekaj, për të njëjtin veprim, të kryer në lidhje me letërkëmbimin e xhaxhait të tij, Zef Nekaj, të pasqyruar në vëllimin e parë të kësaj serie.Lexuesi do të gjejë në mes të rrjeshtave të këtij libri ndërprerje të tilla (....). Duke mbajtur parasysh faktin se letrat janë shkruar jo për përdorim publik, në to ka edhe fjalë, gjykime e shprehje që bëjnë pjesë në privatësinë e bashkëbiseduesve, e cila duhet respektuar në tërësinë e saj.

Është një rregull e shoqërive të qytetëruara, e vlefshme për të gjitha kohërat e për të gjithë individët e popujt. Jam munduar t’a mbaj parasysh në punën time me këtë libër.

Eugjen Merlika

Data sheet

pages472
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoryAlbania