Personazhet kryesore të Shqipërisë, Vendi , Fiset, Populli gjatë Luftës së Parë Botërore View larger

Personazhet kryesore te Shqiperise (Vendi , Fiset, Populli gjate Luftes se Pare Boterore)

DK0074

New product

Përshkrim i shkurtër

Kush ishin njerëzit më me ndikim në Shqipërinë e vitit 1916? Është gjithnjë interesante ta vështrosh historinë, ngjarjet, personazhet e saj nga një këndshikim i kohës dhe, pastaj, t’i marrësh t’i krahasosh me versionin e tyre të pranuar të historisë. Është po ashtu, interesante të shohësh se si largësia në kohë e ndryshon perceptimin dhe vlerën e gjërave.

More details

5 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789928136466

850 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në vitin 1916, pra në mes të Luftës së Parë Botërore, Shërbimi i Zbulimit i Admiraliatit të Marinës Ushtarake Angleze përpilon një raport sekret për Shqipërinë, të cilin e emërton “Personazhet - Shqipëria - Fiset, Populli”. Kuptohet, raporte të tilla sidomos të shkruara në mes të një lufte botërore, s’kanë qëllime akademike, edhe pse shpesh ndodh që me to të punojnë akademikë të shquar, siç është e sigurt që raportin në fjalë e kanë hartuar njohës padyshim mjaft të mirë të botës shqiptare. Qëllimi i raportit të Marinës Angleze ishte të jepte një vështrim panoramik për historinë dhe realitetin e një vendi fare pak të njohur, por që ishte kthyer në një ndër fushëbetejat mes ushtrive ndërluftuese. Në të njëjtën kohë, natyrshëm, krahas analizës së situatës së vendit, theksi vihet para së gjithash tek ato figura që, në sytë e anglezëve, kishin më shumë peshë e ndikim në jetën e vendit dhe që, rrjedhimisht, duheshin pasur në konsideratë në kohë të tilla të turbullta. Rezultati është një galeri mjaft e pasur, piktoreske e pse jo groteske, personazhesh, shumë syresh emra ende të njohur, por shpesh të ndryshëm nga ç’i njohim nga tekstet e sotëm të historisë. Mjaft të tjerë me ç’duket njerëz me mjaft peshë në atë kohë, tashmë janë fshirë pa kurrfarë mëshire nga kujtesa historike. Patriotë, luftëtarë, trima, aventurierë, mercenarë, spiunë, turkofilë, grekofilë, austrofilë, hoxhallarë që shpallen nacionalistë grekë dhe priftërinj grekë që përkrahin planet turkoshake të Esad Pashës, familje të ndara e të përçara, njerëz me kulturë e ministra që s’dinë as shkrim e këndim, ngjarje që në atë kohë perceptohen si tejet të rëndësishme, të cilat sot janë fshirë tërësisht nga rrëfimi i historisë.

Gjithsesi një dëshmi interesante për kë dëshiron të dijë diç më shumë për dritë-hijet e jetës shqiptare në një nga periudhat më kaotike e kontradiktore të historisë sonë moderne: pikërisht periudhës së lindjes së dhimbshme e dramatike të Shqipërisë moderne.

Sidoqoftë, një tablo që të lejon të kuptosh sesa e ngatërruar dhe komplekse ka qenë Shqipëria përtej asaj që na rrëfejnë sot tekstet e historisë. Për hir të saktësisë emrat janë lënë në formën në të cilën gjenden në Raport dhe jo me emrin me të cilin njihen sot, por besojmë se kjo s’do përbëjë ndonjë vështirësi për të kuptuar se për kë është fjala.

Data sheet

pages234
ISBN9789928136466
Shtëpia botueseBotimet IDK
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiPiro Misha