I ri Cmim i reduktuar! Dy libra te ndaluar per vere 2023 Shiko më të madhe

Dy libra te ndaluar per vere 2023

Grup autorësh SET0166

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Lista e librave te ndaluar tashme eshte pasuruar edhe ne gjuhen shqipe fale shtimit te kolanes Skandal qe ka pergatitur shtepia botuese Pegi. Ne kemi perfshire ne kete set dy libra te tjere nga kolana: Kryevepren e Alberto Moravia, Jete shpirterore, sjelle ne shqip nga Aida Baro, i shpallur nga Bukinist.al si romani i perkthyer me i mire i vitit 2022, dhe Diaboliket, i autorit Jules - Amédée Barbey D’Aurevilly

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Jeta shpirtërore” nga Alberto Moravia

Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar.

Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.

I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

 

“Diabolikët” nga Jules - Amédée Barbey D’Aurevilly

“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë