I ri Cmim i reduktuar! Kur ngjyrat flasim – set Shiko më të madhe

Kur ngjyrat flasim – set

Drew Daywalt SET0138

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set eshte pergatitur per femije te grup-moshes 3-5 vjec, ku ngjyrat flasin ne boten e femijeve dhe permes tyre bota merr ngjyra magjike. Këto libra janë shkruar nga Dreë Dayëalt në bashkëpunim me krijuesin e mirënjohur të librave me ilustrime, Oliver Jeffers, i cili e veshi plot ngjyra këtë histori imagjinare, që do t’i bëjë fëmijët të argëtohen e të luajnë me ngjyrat e tyre siç nuk kanë bërë kurrë më parë.

Më shumë detaje

111210 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Dita kur ngjyrat ngriten krye” nga Drew Daywalt

I shkreti Dunkan kishte dëshirë të ngjyroste. Por, ç’të shihte?! Sapo hapi kutinë e tij të ngjyrave, gjeti në të veç letra me të njëjtin mbishkrim: Heqim dorë!

Bezha është e lodhur nga të qenët përherë nënhija e Kafes. Kaltëroshi kërkon pak pushim pas ngjyrosjes së gjithë atij uji, ndërkohë që Roza është mërzitur nga të ndenjurit kot. Gjelbërushi s’ka asnjë pakënaqësi, kurse Portokalli dhe Verdhacuku nuk i flasin më me gojë njëri-tjetrit.

Çfarë do të bëjë vallë Dunkani?

 

“Dita kur ngjyrat u kthyen ne shtepi” nga Drew Daywalt

Lapsat me ngjyra të Dunkanit kanë karaktere shumëngjyrëshe. Pasi Dunkani qetësoi ndjenjat e lënduara të ngjyrave që ishin pjesë e kryengritjes, tani i duhet të përballet me kërkesat për ndihmë që vijnë nga pjesa tjetër. Kuqërremi kishte përfunduar poshtë shilteve të divanit dhe, kur babi u ul, pa dashje e copëtoi.

Llullaqi s’di se si kishte hyrë brenda makinës tharëse dhe nga nxehtësia koka i qe ngjitur si mastiç te një nga çorapët zhuls të Dunkanit. Secila nga ngjyrat ka një histori të trishtë për të na rrëfyer dhe një arsye të fortë për t’u kthyer në shtëpi, te kutia e vet.

Drew Daywalt dhe Oliver Jeffers ia dolën të krijonin përsëri një rrëfenjë po aq argëtuese dhe fëminore sa në librin e tyre të pare “Dita kur ngjyrat ngritën krye”, fitues i çmimit “Red House” në kategorinë e letërsisë për fëmijë në vitin 2015, përzgjedhur dhe votuar nga vetë vogëlushët.

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë