Zoti ekziston Shiko më të madhe

Zoti ekziston

Antoni Fllu MAS0100

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij, besimi i prof. Fllu duket se përafron me pikëvështrimin deist, ku pranohet ekzistenca e një Intelekti Suprem në krijimin e universit. 

Më shumë detaje

1106 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243584

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky është një libër në formën e një “monologu”, ku autori kërkon “Pse unë ndërrova mendjen për ekzistencën e Zotit!”

Pyetja themelore që ngrihet, që shërben edhe si temë qëndrore e tekstit, është se çfarë ai ka besuar para “ndryshimit” dhe pse? Pikërisht përgjigjen e këtyre pyetjeve profesori “besimtar” e shpjegon gjerësisht në tre kapitujt e parë, ndërsa shtatë të tjerët përshkruajnë “Zbulimin e tij drejt Hyjnores”.

Bashkëautor i këtij libri është dhe shkrimtari Roy Abraham Varghese, i cili ka ndihmuar në hartimin e librit, gjë e cila në qarqet akademike perëndimore ka ngritur dyshime mbi autenticitetin e tekstit dhe origjinalitetin e mendimeve të Antoni Fllu.

Të dhëna

Faqe184
ISBN9789928243584
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiShpetim Hyseni