Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia UNË do t’ju çojë në një udhëtim intim me një legjendë të gjallë.
Me prozën e vet elegante, me rrëfimin e mprehur me mençuri dhe humor dinak, me personazhet e parezistueshme, Madeleine Thien na jep një vizion befasues të shekullit të shndërrimeve të Kinës, sa të vrullshme, aq edhe trazuese.
Zemërzjarrti është tashmë një luftëtar i Klanit të Bubullimës,po rreziku ende fshihet në pyll.Macet e Klanit të Lumit po bëhëen nervoze,ndërsa Klani i erËs është i dobët dhe po përballet me kërcënime nga të gjitha anët.Ndërsa tensioni arrin në pikën kulmore,Zemërzjarrit i duhet jo vetëm të ndeshet,por edhe të përballet me tradhëtinë brenda vet Klanit të tij.
Perandoritë e Detit është një histori me ngjyra e ndodhi të jashtëzakonshme dhe ofron një kontekst thelbësor rreth përplasjes sonë të qytetërimeve.
Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.
Vetëm gratë dhe vajzat lejohen në Manastirin e Kuq, një parajsë larg abuzimit dhe shtypjes. Maresi, një rishtare trembëdhjetëvjeçare, mbërriti atje në mes të dimrit të urisë. Tani jeton një jetë të lumtur në manastir, e mbrojtur nga Nëna dhe tek i gëzohet bibliotekës së madhe në Shtëpinë e Diturisë, vendit të saj të preferuar.