I ri Cmim i reduktuar! Romanet e veres 2023 Shiko më të madhe

Romanet e veres 2023

Grup autorësh SET0168

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Titujt e ketij seti nuk i bashkon thjeshte fjala “vere”, por jane edhe dy romane te cilet do t’ua bejme me te bukura pushimet verore. Ju, te dashur lexues, nuk ju mbetet asgje tjeter, vetem t’i beni pjese te leximeve tuaja.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Living

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Një verë italiane” nga Rebeça Serle

Rebeça Serle njihet për historitë e fuqishme, që të rrëmbejnë zemrën në çast dhe libri “Një verë italiane” nuk bën përjashtim: Një rrugëtim magjik për fuqinë e dashurisë nënë-bijë në Brigjet e Amalfit marramendës

Pas humbjes së të ëmës, Kejti ndihet e shkatërruar. Karola nuk ishte vetëm nëna, por edhe shoqja e saj më e ngushtë. Ajo kishte përgjigje për gjithçka dhe tani që ka më shumë nevojë për të, nuk është më.

Ato nuk mundën të realizonin as udhëtimin e planifikuar në Positano, Itali, një udhëtim që më në fund Kejti vendos ta bëjë e vetme. Sapo shkel në Brigjet e Amalfit, Kejti fillon të ndiejë shpirtin e nënës.

E magjepsur nga deti i paanë, nga peizazhet me bukuri të pashoqe, mikpritja e njerëzve dhe, natyrisht, nga ushqimi i përsosur, Kejtit i duket se pak nga pak rikthehet në jetë.

Pastaj, papritmas, para syve i shfaqet Karola, nëna e saj: e freskët, e bukur, e shëndetshme dhe e rrezitur. Kejti nuk po kupton më asgjë!

Përgjatë një vere italiane, ajo arrin ta njohë vërtetë të ëmën, jo në rolin e nënës, por si një njeri të zakonshëm. Ndërkaq, kupton se ndoshta nuk e kishte njohur kurrë vërtet...

 

“Vera para lufte” nga Helen Simson

Saseksi Lindor 1914. Është një fundvere e shkurtër, gjatë së cilës të gjithë pajtohen që koha nuk ka qenë kurrë më e mbarë në Angli. Hju Grejnxhi sapo ka përfunduar studimet për mjekësi dhe ka shkuar të kalojë pushimet e verës tek tetoja, e cila jeton në qytetin idilik bregdetar të Rajit.

Bashkëshorti i saj është një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili e siguron se lufta nuk do të arrijë deri në Angli. Mirëpo Agata ka shqetësime më të mëdha: ajo sapo ka rrezikuar reputacionin e fituar me aq mund, për të ndihmuar një vajzë të re të punësohet si mësuese latinishteje në qytetin e tyre.

Kur Beatrisë Nashi njihet me bukuritë përrallore të peizazhit të Saseksit dhe me nuancat mbresëlënëse të banorëve të tij, asaj vere thuajse të përsosur i vjen fundi...

Sado që askush nuk do ta pranojë, e pashmangshmja do të ndodhë. Nuk kalon shumë dhe lufta vë në provë durimin, traditat dhe çdo gjë tjetër që e karakterizon qytetin.

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë