I ri Cmim i reduktuar! Dy librat me te mire per shendetin Shiko më të madhe

Dy librat me te mire per shendetin

Grup autorësh SET0160

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Çdo ushqim që fusim në stomak sjell një ndryshim në organizimin tonë. Aq më tepër ku flitet për glukozën, apo elemente të tjera. Këto dy libra do t’ju vetëdijësojnë për një gjë të tillë dhe do t’ju ndikojmë për të kuptuar sesi mund ti përdorim ushqimet për të pasur një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Padyshim, këto janë dy librat më të mirë për shëndetin në këto momente.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Jetart

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Revolucioni i glukozes” nga Jessie Inchauspé

Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Ëatts. Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori.

Duke u mbështetur në arritjet e fundit të shkencës, si dhe në kërkimet e veta pioniere, biokimistja Jessie Inchaupsé ofron 10 truke të thjeshta të të ushqyerit dhe të mënyrës së jetesës, që ju ndihmojnë të eliminoni simptomat – pa iu nënshtruar dietave, apo pa hequr dorë nga ushqimet që ju dashuroni. Për shembull:

• Si mund t’ju bëjë të humbisni në peshë pa mundim, ngrënia e ushqimit në rendin e duhur.

• Cili përbërës sekret do t’ju lejojë të hani ëmbëlsira dhe, përsëri, të vijoni të digjni yndyrën tuaj.

• Cili ndryshim i vogël i mëngjesit do t’ju mbushë me energji dhe do të frenojë nepsin tuaj.

“Jetegjatesia” nga David A. Sinclair

Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.

Kjo vepër kaq informuese dhe provokuese na bën pjesë të hulumtimeve të mëtejshme që kapërcejnë çdo limit shkencor që kishim njohur deri më tani, duke sjellë risi të pabesueshme – shumë prej të cilave vijnë nga laboratori i vetë Sinclair-it – që na dëshmon se si mund ta ngadalësojmë, e madje edhe ta kthejmë pas orën gjenetike.

Përmes rrëfimit të tij tronditës, Sinclair e fton lexuesin të bëhet pjesë e studimit, duke zbuluar teknologjitë e fundit dhe ndryshimet e thjeshta që mund të bëjmë në mënyrën tonë të jetesës, për ta shijuar rininë dhe për të gëzuar shëndet për një kohë më të gjatë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë