Leximi i librave për shëndetin e...
Enkelejd Lamaj i rikthehet tregimit pas gati 10 vitesh ne komunikim me lexuesit me levrimin e romanit thriller. Edhe ne kete permbledhje voluminoze sjell short story-n permes fantastikes, misterit dhe tmerrit, - si elemente moderniste te tregimit
Vazhdon cikli "Banda e Fëmijëve" dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditëve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e një bote që asgjë s’iu fal, aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Të gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Një roman trallisës që i mban lexuesit të mbërthyer pas librit deri në faqen e fundit. Nuk ke nga ia mban.
Paolo Giordani, me profesion fizikant, autor i disa romaneve te njohur ne Itali, ka bere nje reflektim per situaten e pandemise ne te cilen po kalojme keto momente. Menyra sesi e ka pershkruar situaten dhe sjelljen e qenies njerezore ka befasuar me miliona lexues. Ky botim i sapobotuar ne Itali vjen i perkthyer dhe botuar ne te njejten kohe edhe ne Shqiperi
Me një stil të shkruari të gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj. “Ç’fjalë e gabuar, dashnor! Ç’fjalë e gabuar, tradhti!”. A jemi të sigurt se t’i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo...
“Kjo monografi e Ismije Beshirit është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë shqiptare, sepse hedh dritë të re mbi qëndrimin e Gjermanisë ndaj çështjes shqiptare në vitet dramatike të revolucionit nacional shqiptar deri në shpalljen e pavarësisë dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
"Mbi re rozë dhe të kaltra" është përmbledhja më e re me përralla e autores Iva Musaraj. Plot 22 përralla rrëfehen për vogëlushët e moshës 3-6 vjeç, shoqëruar me ilustrime me ngjyra fantastike.
Libri i ri i Fabio Volo-s rrëfen për krizën e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. Një roman i sinqertë, i drejtpërdrejtë, që di të fotografojë zigzaget dhe kontradiktat e vogla të marrëdhënieve tona. Një histori ku mund ta gjesh veten sërish, të emocionohesh dhe të kuptosh nëse ekziston, në njëfarë çasti, një mënyrë...
Një tjetër histori e madhe miqësie midis të ndryshmish, që do të argëtojë dhe prekë breza të ndryshëm lexuesish, sepse pikërisht kjo është magjia e Luis Sepulvedës.
Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy publikon librin me kujtime ku flet për jetën e tij si president i Francës, debatin për rikthimin në politikë, raprotet me të djathtën franceze dhe marrëdhëniet me bashkëshorten e tij Carla Bruni. Në këtë autobiografi Sarkozy hedh gjëmba edhe mbi ish-bashkëpunëtorët e tij, si ish-kryeministrin Fillon dhe lidhjet me...
Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.
Ky roman mbyll trilogjinë “Kujtimet e Shqiponjës dhe Jaguarit”, të cilat nisën me Qytetin e Shtazëve, vijuan me Mbretërinë e Dragoit të Artë dhe Pyllin e pigmejve.
Kaon Serjani, i njohur si romancier, tashme vjen me nje ese reflektuese mbi moralin dhe besimin, ne keto kohe krize dhe mungese diskutimesh ne opinionin publik shqiptar
Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njeri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. Tri fate që Allende i kryqëzon për t’i dhënë jetë një romani të mahnitshëm dhe shumë aktual mbi emigrimin dhe identitetin amerikan, mundësinë e dytë dhe shpresën se, përtej dimrit, na pret gjithnjë një verë e...
Brunilda Zllami vjen këtë herë me një libër tronditës, e rritur edhe më si shkrimtare, si një rrëfyese e rrallë në llojin e vet, duke na përcjellë emocione pa fund. Bukuria e këtij libri shfaqet më së shumti në pikturimin e personazheve, kaq të vërteta, sa të duket se i ke njohur ose janë te dhoma tjetër, që lidhen në histori e të rrëmbejnë në një udhëtim...
“Dy vjet, tetë muaj dhe njëzet e tetë net” është një arritje që të lë gojëhapur dhe një testament i fuqisë së tregimit.
"Mur" është një koncept i lëvizshëm për një realitet të lëvizshëm ndjesor, ku shenjë pas shenje apo reagim pas reagimi njeriu vetëshenjohet si ndërgjegje, si identifikim, ndaj dhe vjen një çast që kuptimit i jep një trajtë pengese teksa zgjedh një formë të shkruari, një shije/stil të caktuar, gjë që përbën një pasuri që nuk rri dot pa e ndarë me të...
Iva Musaraj pas sprovave per femije vjen per lexuesit me nje roman, ku imagjinata ngjizet me realitetin e vitit te pandemise, e cila ndryshoi raportet ndernjerezore dhe kuptimin per jeten.