I ri Cmim i reduktuar! Dy klasiket feministe per vere 2023 Shiko më të madhe

Dy klasiket feministe per vere 2023

Grup autorësh SET0163

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set bashkon Virginia Woolf dhe Simone De Beauvoir; - dy protagonistet e feminizmit të shekullit të XX. Me këto dy romane do të keni mundësinë të njihni më mirë botën e këtyre personaliteteve të spikatura dhe njëherësh botën e femrës.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 710 Lekë

-10%

1 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Valët” nga Virginia Woolf

Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks". Është një libër sui generis, jo vetëm për  krijimtarinë e Ëoolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologët e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata "thonë" fakte dhe jetë dhe "mendojnë" rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes.

 

“Të pandarat” nga Simone De Beauvoir

Simone de Beauvoir e shkroi këtë roman, Të pandarat, në vitin 1954 dhe, megjithëse vendosi të mos e botonte, e ruajti dorëshkrimin, i cili më në fund u gjet dhe sot konsiderohet një zbulim i madh letrar: megjithëse Silvia/Simone tenton në këtë histori të bëhet njësh me shoqen, shfaqet qartë rrugëtimi i saj i ndryshëm, që do ta ndihmojë jo vetëm të shpëtojë, por edhe të bëhet një figurë themelore në historinë e emancipimit të gruas në shekullin e njëzetë.

 

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë