I ri Cmim i reduktuar! Romanet mister te veres 2023 Shiko më të madhe

Romanet mister te veres 2023

Grup autorësh SET0165

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romanet mister dhe thriller po pelqehen gjithnje e me shume nga lexuesit shqiptare: Pikerisht per kete arsye, ne kemi zgjedhur dy romane per t’ua rekomanduar per ti lexuar gjate pushimeve verore lexuesve te ketij zhanri.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Vrasje në shtëpinë Flit” nga Lucinda Riley

Autorja e sages “7 motrat”, Lucinda Riley vjen me nje tjeter roman para lexuesit shqiptar. Kesaj radhe me nje fiction te zhanrit mister, “Vrasje ne shtepine Flit”, ku nje shtepi si ajo e familjes Flit mban sekretet me te mistershme qe mund te kene ndodhur. Vdekja e papritur e një nxënësi në Shtëpinë Flit të Shën Stivenit - një shkollë e vogël private me konvikt, në zemër të Norfolkut - është një ngjarje tronditëse, të cilën drejtori ngutet ta quajë aksident tragjik.

Por policia lokale nuk përjashton mundësinë e ndonjë loje të ndyrë, ndaj ky rast e detyron inspektoren Xhazminë Hantër të kthehet në detyrë. Xhazi, siç e thërrasin miqtë, ka hequr dorë nga karriera policore në Londër, për disa arsye, por pranon të përballet me hetimin për t'i bërë një nder ish-shefit të saj.

Së bashku me Majëllsin, rreshterin besnik, Xhazi hyn në botën e mbyllur të shkollës dhe fillon të hetojë rrethanat që çuan në vdekjen tragjike të Çarli Kavendishit. Ndërkaq, ngjarjet marrin një tjetër kthesë shqetësuese.

Del se Çarli ka qenë një djalë arrogant dhe i vrazhdë me të tjerët, ndaj janë shumë ata që kanë pasur motivin dhe mundësinë për t'ia ndërruar ilaçet që ai merrte çdo ditë, për të mbajtur nën kontroll epilepsinë.

Ndërsa stafi i shkollës nuk është aspak bashkëpunues me policinë, zhdukja e një nxënësi në moshë më të re dhe vdekja e një profesori të moshuar të letërsisë klasike i japin Xhazit pista të rëndësishme, që e ndërlikojnë edhe më shumë hetimin: bora mbulon anekënd vendin, një tjetër i dyshuar zhduket, Xhazi duhet të përballet edhe me demonët e saj personalë...

Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi...

 

“Sekretet e familjes Tajd” nga Hannah Richell

Sekretet e familjes Tajd është një dramë familjare që të trondit e të jep shpresë. Çdo familje ka sekretet e saj.

Disa janë të vogla, si të tregosh një gënjeshtër të bardhë ose të përgjosh pas një dere. Të tjerat janë më të rënda, si pabesia dhe tradhtia.

Kurse disa sekrete janë aq të tmerrshme, sa duhen fshehur në një vend të thellë dhe të errët, sepse, nëse do të dilnin ndonjëherë në dritë, me siguri do ta dërrmonin një familje...

Familja Tajd ka plot sekrete. Në rrugën e kthimit për në Kliftop, në shtëpinë e familjes, lart në bregdetin e Dorsetit, vajza më e vogël, Dora, shpreson për një fillim të ri, për veten dhe jetën e re që po rritet në gjirin e saj. Por a mund të falen vërtet fajet, sekretet e ruajtura prej kohësh? Dhe edhe nëse arrin t'i falësh, a mund të mësosh vërtet të duash përsëri?

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë