I ri Cmim i reduktuar! Diaboliket Shiko më të madhe

Diaboliket

Jules - Amédée Barbey d’Aurevilly A-008376

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër “Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në shkollat franceze. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371072

1 190 Lekë

-15%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Diaboliket” është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me një personalitet të spikatur Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbindshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike çdo detaji, dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të zhgënjyer, verbohen nga eleganca, sqima, luksi dhe nga të gjitha ëndjet e shqisave. Libri, i përbërë nga gjashtë novela, rrëfen për një shoqëri viktoriane, borgjeze, patriarkale, me fjalët të tjera, një shoqëri e përqendruar te burrat, konservative, e dominuar nga arsyeja. Mirëpo, gjendet përballë faktit që jeta jonë ushqehet nga pasionet dhe emocionet, veçanërisht nga ato seksuale: tërheqja, eksitimi dhe natyrisht, dashuria erotike. Barbey d’Aurevilly, i pakënaqur me botën ku jeton, është i shqetësuar nga kontrasti i madh mes një morali të ngurtë katolik dhe një shijeje të panënshtruar për situatat dhe ndjenjat e sëmura, ai mëton të shfaqë aristokracinë nën dritat e një teatri me perversitete nga më të rafinuarat e dredharake. VLERESIME Personazhet femërore të Barbey-t kanë gjithnjë gisht në përcaktimin e fatit të tyre, ndonëse mundësitë e zgjedhjeve i kanë më të kufizuara sesa burrat.” Los Angeles Review of Books “D’Aurevilly të fton të marrësh kungatën me të njësoj siç do të të kishte ftuar dikush tjetër për darkë.” Charles Baudelaire “Ky është një kremtim i shtatë mëkateve vdekjeprurëse, pa iu vënë përballë shtatë virtyte kardinale. Për më tepër, është një kremtim i krenarisë, i krenarisë së aristokracisë së lashtë të së keqes..” Robert Irwin Sekretet e të fshehtat janë të shumta: ekstazat përshkruhen përgjysmë. Lexuesit ndoshta kanë të njëjtin frustrim të njërit prej dëgjuesve të Barbey-t që thërret: “Çfarë e shtyn njeriun të veprojë kështu?”

Të dhëna

Faqe342
ISBN9789928371072
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDiana Çuli
RomanPsikologjik