I ri Cmim i reduktuar! Autoret shqiptare te veres 2023 Shiko më të madhe

Autoret shqiptare te veres 2023

Grup autorësh SET0176

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set ka disa te perbashketa: jane shkruar nga dy autore shqiptare që sjellin projeksione të ngjashme autobiografike dhe rrefimtari në të dy rastet eshte nje vajze ne menyren sesi e sheh te shkuaren. Rita Petro dhe Zhaneta Barçaj kanë sjellë për lexuesit dy romane që do t’ju bëjnë të reflektojnë për jetën e femrës dhe fatet e një vendi në trazicion të fortë dhe në mungesë perspektive.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

ALBAS

1 620 Lekë

-10%

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra përmban:

“Lindur së prapthi” nga Rita Petro

Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone.

 

“Fëmijëri e thinjur” nga Zhaneta Barxhaj

“Është e vërtetë që toka dhe natyra jetojnë me shpirtin e njerëzve që rrinë në të”. Këto fjalë të autores në romanin “Fëmijëri e thinjur”, rrokin thelbin e krejt monologut dramatik në këtë rrëfim ngjethës. Monologimi nuk ngërthen vetëm zërin e një personazhi, por të një brezi të tërë të humbur.

Ky tekst është autobiografia letrare e personazhit rrëfimtar dhe biografia e një populli. Rrëfimi u përngjan peizazheve të trishta që zgjohen përmes fjalës. Befasuese dhe absurde ngjarjet në këto peizazhe, po aq sa befasues dhe jehonë e absurdit bëhet rrëfimi.

E dërrmuar harta shpirtërore e Shqipërisë së asaj kohe, e dërrmuar gjendja shpirtërore e rrëfyesit dhe lexuesit. Kjo e fundit është pa dyshim arritja e Zhaneta Barxhajt në këtë roman: saga e saj e dhimbjes si autore bëhet saora saga e vetë lexuesit.

Teksti nuk ka pezm në ngjizjen e situatave. Janë situatat e rrëfyera me vërtetësi lakuriqe, ato që e krijojnë pezmin gjatë leximit. As nuk akuzohet kurrkush. Në këtë mënyrë jemi të gjithë të akuzuar. Jemi fëmijë të thinjur të një epoke mjerane, në një atdhe mjeran, që në vend që të mësojë të thinjë tragjeditë, thinj pa pikë mëshire të ardhmen e tij.

Toka dhe natyra e peizazheve të tragjedisë 97 është një tatuazh që mbetet i freskët në shpirtin e lexuesit që për më tepër nuk e ka përjetuar atë kohë si dëshmitar okular. Këtij lloj lexuesi madje i krijohet pështjellimi se dëshmia ka qenë prej kohësh brenda tij, por ai thjesht ka heshtur për të mos lënduar të tjerët përreth.”

Të dhëna

Viti i Botimit2023
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë