Shoqeri e te shtypurit shkronja shqip 1879 Shiko më të madhe

Shoqeri e te shtypurit shkronja shqip 1879

Grup autorësh (përgatitën për botim Emil Lafe, Xhevat Lloshi) MAS0077

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hoxha Tahsin e Jani Vreto.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243720

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip.
Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Hoxha Tahsin e Jani Vreto.
Gjithashtu paraqitet edhe lista e 28 anëtarëve themelues, si dhe studime të ndryshme për këtë shoqëri deri në ditët e sotme.
Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip (d.m.th. Shoqëria për të shtypur libra, revista, gazeta në gjuhën shqipe) u themelua në Stamboll më 12 tetor të vitit 1879. Ishte viti i dytë pas themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (qershor 1878), kur zëri i Shqipërisë po dëgjohej në opinionin publik të Europës dhe në kancelaritë e Fuqive të Mëdha të kohës. Fryma, idetë dhe botimet e kësaj shoqërie u përhapën anembanë trojeve shqiptare e kolonive të mërgimit.
Përkujtimi i kësaj shoqërie nëpërmjet punëve të saj, është nderim për guximin shkencor dhe punën e veprimtarisë së saj.
Vëllimi na rrëfen për karakterin gjithëpërfshirës të shoqërisë. 28 anëtarët themelues të saj ishin intelektualë të kohës që vinin nga të tre besimet e mëdha fetare. Shoqëria e Stambollit u bë një themel i shëndoshë për të gjitha zhvillimet e mëvonshme.
Synimi i këtij vëllimi është të bëjë të njohur për një publik të gjerë dhe sidomos për pedagogët dhe studentët e shkencave filologjike, dokumentet kryesore të Shoqërisë e të shtypurit shkronja shqip, po ashtu të vendosë në dispozicionin e tyre studimet më të zgjedhura mbi këtë shoqëri.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe350
ISBN9789928243720
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë