Ben Blushi vjen para lexuesit me nje tjeter roman futurist, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Pegi.
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Ne romanin “ Nje tokesor ne luften mes planeteve”, imagjinata do te na dergoje shume larg, ne nje galaksi tjeter. Nje tokesor gjendet papritmas ne mes te nje lufte planetesh. Luftra ka ne toke, por edhe ne galaktika te tjera, te largeta ku jashtokesoret luftojne per te pushtuar planete, per te rrembyer sa me shume burime energie.
Për çdo grua që është ndier ndonjëherë e nënvlerësuar apo që ka menduar të heqë dorë nga ëndrrat e saj, Erika do të jetë si një fllad çlodhës dhe gazmor. “Dieta e pasionit” është për të gjithë ata që vlerësojnë humorin dhe sarkazmin. Me një sinqeritet të mirëfilltë që është sa zbavitës aq edhe prekës, do të qeshni e do të qani, ndonjëherë edhe në të...
Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.
Në jetën e çdo njeriu ka plot ç’të rrëfesh, aq më tepër në jetën e dikujt që e ka pranuar që herët sfidën dhe që ka përjetuar ngjarje të mëdha. E tillë është autobiografia “Mes dy epokash” e Mit’hat Havarit. Autori ka gjetur kurajën t’i tregojë të vërtetat e tij në një rrëfim të gjatë mbi rrugëtimin e jetës, ku pasqyrohen përvoja, kujtime, refleksione...
Një histori e fuqishme dhe e dhembshme mbi imigracionin, identitetin dhe racën. Fituese e National Book Critics Circle Award for Fiction, 2013. “Ndër 10 librat më të mirë të vitit 2013” të New York Times Book Review. Fituese e The Chicago Tribune Heartland Prize for Fiction, 2013 Fituese e fushatës “Një libër, një New York”, 2017
“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë...
Një histori e ëmbël, e pastër dhe që i bën mirë zemrës. Romani, që u shndërrua në një prej filmave më të kërkuar të vitit 2022! Me regji të Aitch Alberto dhe me një kast aktorësh si Eva Longoria, Eugenio Derbez etj. Filmi u shfaq premierë në International Toronto Film Festival, në shtator 2022. Pritet që të dalë në kinematë amerikane për publikun e gjerë...
Nyja e dashurisë dhe besnikërisë – ndaj fëmijërisë dhe maces që e shoqëron atë – është shtylla kryesore e kësaj novele: ëndrra për një fëmijëri të përjetshme dhe nostalgji për një dëlirësi që nuk mundet të përshtatet me jetën prej të rrituri. Novela, e botuar për herë të parë më 1933, thuhet se është një lloj dedikimi i Colette-s për macen e saj.
Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje? Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim...
“Hajduti dhe rebelja” është një histori dashurie universale, që kapërcen klasat shoqërore e tregon në mënyrë prekëse se vështirësitë mund të na mësojnë gjënë më të rëndësishme: guximin për t’i bërë ballë gjithçkaje, vullnetin për të ndryshuar dhe besimin pa kushte te njëri-tjetri
Për çfarë na shërbejnë vështirësitë? Ato na sfidojnë, na formojnë, na nxitin dhe na ndihmojnë të zbulojmë sa të fortë, të guximshëm dhe të zotë jemi. Ndonëse nuk i kemi fort qejf, ato na ndryshojnë në mënyra krejt të papritura. Pra, çfarë do të bëje, po të gjendeshe përballë një vështirësie? Është e gjitha në dorën tënde.
Nje tjeter liber magjik vjen nga Tea Stilton (Elisabetta Dami ) per vajzat qe i pelqejne aventurat ne boten e Miushfordit.
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm.
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
Junkermani ose Getsbi grek tregon ngritjen dhe rrënimin individual e kolektiv të një shoqërie të zvetënuar.
TË DASHUR MIQ BREJTËS, I NJIHNI LIBRAT E MI? JANË HISTORI GAZMORE, MË TË BUTA SE MOCARELA, MË TË SHIJSHME SE GRUVIERI, MË NDJELLËSE SE GORGONXOLA... HISTORI PËR T'U PIRË NË KUPË. PËR FJALË TË NDERIT TË Jeronim Stiltonit
Çfarë ndodh me rastet? Ato shndërrohen në miqësi të reja, mundësi ngazëlluese dhe zbulime të guximshme. Rastet janë ftesa per aventura të mëdha, bileta për të përjetuar përvoja të paharrueshme dhe dyer drejt botësh krejt të reja. Rastet na ndihmojnë të shohim kush jemi, çfarë duam e ku dëshirojmë të shkojmë. Pra, çfarë do të bësh, po të erdhi rasti në...
Një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht e zvetënuar. Ky libër është shpallur si botimi më i mirë i vitit 2022 në kategorinë romani i përkthyer, nga Bukinist.al dhe blogu Leximtari më 23 prill 2023, sjellë në shqip nga Aida Baro.
“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit...
“Diaboliket”, botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. Skandali i madh i siguroi librit një sukses të jashtëzakonshëm, por tani konsiderohet si një klasik i rëndësishëm dhe studiohet në...
Në librin e saj “Ringjallja e erosit”, Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fton të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç’duhet bërë që epshi të bëhet...
Shume prej nesh kanë frikë ose dëshpërohen nga të qenit vetëm, por zbulimi i vetmisë përbën një nga kyçet e bashkëjetesës me veten.
“Xhungla, shpella, shkretëtirë, hapësira të mbuluara nga akulli... për tërë mocarelën e botës, obobo ç’frikë maçoku! Për të më kalitur guximin, miku im, Hiena, më mbushi mendjen të hyja në një kurs mbijetese ekstreme! Do të arrij të bëhem një supermiush?”
Një rrëfim për dy brigje, sa të njohura aq edhe të panjohura për njëra-tjetrën, për njerëz të ndryshëm, por në thelb të ngjashëm. Ky libër u rendit ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018.
Një grup i njohur i muzikës pop ka ardhur të regjistrojë albumin e ri në Miushford! Do të jetë një rast i papërsëritshëm për të dëgjuar shumë muzikë të mirë dhe për të lidhur miqësi të reja, duke zbuluar edhe talente të fshehura...
Me hijeshi të jashtëzakonshme, shkrimtarja suedeze na shoqëron në këtë rrugëtim të trazuar dhe pa destinacion, që i shtyn dy protagonistët të luftojnë për të gjetur atë fill që i lidh në mënyrë të pazgjidhshme: pushtetin e fshehtë të dashurisë së tyre të mbrapshtë.