I ri Cmim i reduktuar! Edhe dy saga te tjera per Aushvicin - set Shiko më të madhe

Edhe dy saga te tjera per Aushvicin - set

Antonio Iturbe, Roxane Van Iperen SET0121

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Krimet naziste mbi hebrejte vazhdojne te trondisin boten edhe sot e kesaj dite. Pikerisht per kete arsye edhe letersia qe shkruhet per Holokaustin vazhdon te mbaje gjalle interesin e lexuesve te diteve tona. Ne kemi sjelle ne kete set romanet e Antonio Iturbe dhe Roxane Van Iperen.

Më shumë detaje

1110100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 205 Lekë

-10%

2 450 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Biblioteka sekrete e Aushvicit” nga Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.

Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t'i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë.

E megjithatë nazistët i gjuajnë si të zijosur, dhe kur i gjejnë i shkrumbojnë, sepse librat janë shumë të rrezikshëm: të shtyjnë të mendosh. Ishin vetëm tetë libra, disa thuajse të shkatërruar. Por ishin libra.

Dhe në atë vend aq të zymtë, ku qeniet njerëzore ishin katandisur në hije të vetvetes, ata libra i jepnin flatra kujtesës dhe e shpinin në kohë më pak të mynxyrshme, më dashamire, kohë kur fjalët kumbonin fort mbi të shtënat e automatikëve. Një epokë e perënduar.

 “Motrat e Aushvicit” nga Roxane Van Iperen

Gjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.

Por në qershor 1944, Foleja e Lartë nuk ishte më vendi i sigurt. Lina dhe Jani u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit të Ëesterborkut. Atje takuan edhe Ana Frankun dhe motrën e saj Margonë, me të cilat u internuan në Aushvic e më pas në Bergen-Belsen, ku Jani dhe Lina do të kujdesen për motrat Frank deri në ditët e tyre të fundit të jetës. Ato do të jenë ndër të paktët njerëz që i mbijetuan ferrit të kampeve dhe që u kthyen në Amsterdam.

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra