I ri Cmim i reduktuar! Seria e librave te ndaluar - Skandal Shiko më të madhe

Seria e librave te ndaluar - Skandal

Grup autorësh A-007548

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete liste ne kemi perfshire tre libra te cileve u eshte ndaluar komunikimi me lexuesit ne momentet kur jane shkruar nga autoret. Kjo seri e ideuar nga Pegi vjen per lexuesit si nje shije tjeter, - krejt e vecante, - me krijime te cilat kane thyer tabu dhe kane krijuar dimensione te reja lirie ne fushen e krijimtarise letrare.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre libra permban:

Kafshet” nga Miguel Torga

"Kafshët" është një vëllim me tregime i autorit klasik portugez Miguel Torga. Ky titull çel siparin e një koleksioni të ri të konceptuar nga Botime Pegi, koleksioni "Skandal", një projekt gjatë të cilit do të vijnë për lexuesit libra dhe autorë që janë dënuar nga shoqëria në kohën kur janë botuar, por që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë emancipim.

 

“Kosherja” nga Camillo José Cela

 “Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

 

“Vajzat e fshatit” nga Edna O’Brien

Romani që theu heshtjen mbi tabutë seksuale dhe çështjet shoqërore gjatë një periudhe represioni në Irlandë, pas Luftës së Dytë Botërore.

“Vajzat e fshatit” i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij. Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga fshatrat e Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë udhën e tyre. I shkruar me një stil të shkëlqyer, “Vajzat e fshatit” është një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerëzve dhe peizazheve të jetës së Edna O’Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës. Censura irlandeze e ndaloi botimin e “Vajzave të fshatit” dhe e futi në listën e mbi 1600 librave të ndaluar në Irlandë. Ky libër, që është pjesë e trilogjisë me të njëjtin titull, u prit me reagime negative edhe nga publiku për shkak të imazheve seksuale që përcillte. Figura të ndryshme fetare dhe politike u ngritën kundër tij duke e cilësuar “si një libër të ndyrë, që s’duhej lejuar në asnjë shtëpi për të qenë.” Madje, u arrit edhe deri në djegie të shumta publike të romanit. Reagimet e irlandezëve ndaj trilogjisë, si dhe suksesi ndërkombëtar i saj pavarësisht kundërshtive, konsiderohen si momente kyçe në historinë e shkrimtareve në Irlandë. Më 5 nëntor 2019, BBC News e përfshiu “Vajzat e fshatit” në listën e 100 romaneve më me ndikim në botë.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18-vjeç
StatusiI ri