I ri Cmim i reduktuar! Romanet me te mira te krimit te Agatha Christie – set Shiko më të madhe

Romanet me te mira te krimit te Agatha Christie – set

Agatha Christie SET0113

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi permbledhur dy prej romaneve me te mira te krimit, - te vleresuara edhe me cmime apo nga lexuesite nder vite. “Vdeje ne Nil” dhe “Vrasja e Roxher Akrojdit”. Per ata qe e duan letersine e verdhe, keto dy libra jane zgjedhje fantastike. Perkthimet e bera nga Virgjil Muci dhe Oriana Tamburi si dhe botimet e pergatitura nga shtepia botuese “Dituria” e bejne setin nje zgjidhje te pashmangshme.

Më shumë detaje

589 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

1 710 Lekë

-10%

1 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Vdekje në Nil” nga Agatha Christie

Një avullore luksoze, Karnaku, lundron nëpër Nil. Në bord, i mbledhur nga fati dhe kureshtja për peizazhin ekzotik të Piramidave në Egjipt, gjendet një grup i larmishëm udhëtarësh.

Linetë Rixhuej, personazhi që bie më shumë në sy, vajza më e pasur në Angli, udhëton për muajin e mjaltit me të shoqin, Sajmon Dojlin: Lineta është tërheqëse, e zgjuar dhe e mësuar të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ajo që nuk e humb kurrë nga sytë, është Zhaklinë dë Belfori, dikur shoqja më e mirë e Linetës dhe ish-e dashura e Sajmonit, me të cilin ajo është ende "shumë e dashuruar".

Lineta e ndjek çiftin e sapomartuar për t'i bërë të vuajnë fajin pikërisht në muajin e tyre të mjaltit.

Pasagjerë të tjerë vijnë rrotull kësaj tresheje në "luftë": një djalosh revolucionar, administratori i pasurive të Linetës, një shkrimtare me të bijën, një kolonel britanik në ndjekje të një spiuni, një arkeolog italian. Secili ka një histori dhe një sekret, të fshehur me kujdes pas një fasade respekti dhe mirëqenieje.

Dhe pastaj është ai, princi i detektivëve, i famshmi Herkul Puaro, kësaj here në pushime për qejfin e vet. Por si në raste të tjera, koha e tij e lirë nuk zgjat shumë: në fakt, brenda pak orësh, ndodhin dy krime në bordin e Karnakut dhe lundrimi paqësor kthehet në një gjueti të dëshpëruar ndaj një vrasësi djallëzor e të pakapshëm.

 

“Vrasja e Roxher Akrojdit” nga Agatha Christie

Romani i Agatha Christie, Vrasja e Roxher Akrojdit është i votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë!

Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë.

Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte dritë mbi vetëvrasjen misterioze të një vejusheje të re e të pasur, zonjës Ferrars, me të cilën kishte ndër mend të martohej.

Banorët e Abacisë së Mbretit, që janë tipa të rëndomtë - viktima, pasunar dhe rrondokop; Flora, mbesa e tij e hijshme, dembele; e ëma lakmitare; Ralf Pejtoni i pashëm, thjeshtri, plëngprishës; doktor Shepardi i palodhur; dhe e motra, Kerolajni, kryethashethemexhia e fshatit - tmerrohen nga kjo e keqe.

Pikërisht midis këtyre njerëzve të respektueshëm, do ta kërkojë vrasësin e mundshëm Herkul Puaroi, detektivi i pashoq, i tërhequr në fshat për t'u marrë me punët e kopshtit dhe për të gëzuar pensionin.

Përpara se Herkul Puaroi të arrijë një nga përfundimet më befasuese të karrierës së tij, do të rrjedhë shumë ujë.

Por sidomos kthesa e fundit e ngjarjeve, është diçka e bujshme, një flesh i vërtetë gjenialiteti i autores, që do të lërë pa fjalë çdo lexues.

Të dhëna

Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVirgjil Muçi, Oriana Tamburi