Bishti i kometës View larger

Bishti i kometes

Besnik Mustafaj TO0267

New product

Përshkrim i shkurtër

Ishte një parapritë e nevojshme nga ana ime para se eseja të botohej si libër e të përkthehej me shpejtësi në frëngjisht e në disa gjuhë të tjera.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994319978

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri:

Sado që unë nuk kisha marrë aspak përsipër të shkruaja monografinë e kësaj lëvizjeje që do të ndryshonte për mirë rrjedhën e fatit të Shqipërisë, por vetëm të hidhja një vështrim subjektiv prej shkrimtari në ato ngjarje, ku kisha qenë dhe vazhdoja të isha vetë i pranishëm, përsëri i druhesha keqkuptimit, siç i druhesha dhe gabimit për shkak të euforisë sime, që ishte pjesë e euforisë së përgjithshme të popullit shqiptar, i cili kishte hyrë më në fund në rrugën e shndërrimit të vetes nga popull në opinion publik.

Gjatë leximit të atij shkrimi shqiptaro-amerikan, ku në njëfarë mënyrë sulmohej në themel e vërteta ime e publikuar tashmë në shqip e në disa nga gjuhët më të mëdha europiane, unë nuk pata për asnjë çast refleksin për ta parë si diçka që më përkiste e për të cilën do të më duhej gjatë viteve të ardhshme t’u përgjigjesha shumë herë pyetjeve të gazetarëve, të studentëve që kryenin punime diplomash mbi ato ngjarje apo qoftë edhe pyetjeve pa të keq të kureshtarëve të rastësishëm.

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar? Duke e ditur tashmë sa naiv e i pagdhendur isha në ato kohë heroike për sa u përket dredhive të politikës, një dyshim i tillë nuk m’u duk hiç i pakuptimtë. Por nuk dija si të sillesha ndaj këtij dyshimi. Ai kishte nisur të më brente në tru krejt si një besëtytni.

Data sheet

pages304
ISBN9789994319978
Shtëpia botueseToena
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri