Letrat e mia Kredenciale View larger

Letrat e mia Kredenciale

Besnik Mustafaj TO0365

New product

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet këtij librin do të njihni Besnik Mustafajn dhe të vërtetat e tij të çuditshme,që nis me një vizatim burri për fëmijën e dikurshëm dhe ndalet te fotografia e të sotmes, kur fëmijën brenda burrit e ka zbehur shkurtimi i kohës që i është dhënë për të jetuar...

 

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277183

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

4 other products in the same category:

More info

Gazetarja e njohur Arta Marku nuk ka intervistuar vetëm shkrimtarin. Ajo i ka intervistuar të gjithë: veç shkrimtarit, diplomatin me dyshimet, pasiguritë dhe pengjet; politikanin që tërheq skajin e kundërt të të njëjtit litar tërhequr edhe prej shkrimtarit; deputetin që kur e pa veten në parlament nuk kish lexuar kurrë një ligj; gazetarin që e brodhi Shqipërinë cep më cep; pedagogun që s’e kishte hiç përzemër mësimdhënien; intelektualin për të cilin zgjerimi i horizontit është domosdoshmëri; qytetarin që nuk mund të rrijë shpërfillës ndaj terrenit mbi të cilin vë këmbët; burrin që gratë i mishëron në poezi; bashkëshortin, të cilit i duket e zbrazët Shtëpia pa Donën; babain që ngjan dhe nuk ngjan me babanë e vet; birin, që, sidoqoftë, nuk e vrau kurrë atin; nipin që ruan kujtimin e mrekullueshëm të gjyshit dhe dy grave të tij... Ka intervistuar burrin e sotëm, djaloshin që rritet, adoleshentin që i largohet qytetit të lindjes, fëmijën që nuk i pëlqen të luajë futboll...

Pjesë nga libri

Një rrëfim pa pengesa, që nis nga fëmijëria, me gjithë kthesat, të parashikueshme ose jo, drejt të cilave herë rasti a fati e herë zgjedhja e ndërgjegjshme na e zbulon Besnik Mustafajn deri në të sotmen, ndërsa i ka kapërcyer pragjet e moshës, të kohërave, të epokave madje, të vendeve e hapësirave në shumë këndvështrime...

Letrat e tij kredenciale, e kanë “detyruar” atë, për së pari, të zhytet në një lexim 360 gradë të vetes së tij...

***

Dallimi midis cinizmit të politikanëve që veprojnë në demokraci dhe atyre që veprojnë në diktaturë qëndron te sistemi, ku është inkuadruar njëra palë dhe tjetra. Sistemi demokratik, me ligjet dhe institucionet e veta, e pengon politikanin të bëhet shumë i dëmshëm me cinizmin dhe karrierizmin e tij për shoqërinë gjatë ushtrimit të pushtetit, duke e shtyrë të veprojë në kahun e interesit publik. Përndryshe, etja për pushtet te shumë njerëz është një lloj orgazme biologjike, do të thosha, pa dashur të tregohem edhe unë cinik. Pra, në vlerësimin tim sot për politikanët, unë nuk jam as mirëkuptues, as përçmues e as justifikues. Përpiqem të jem thjesht realist dhe punoj, me aq sa janë mundësitë e mia, për të ndihmuar në forcimin e sistemit që frenon veset e tyre. Sepse organizimi shoqëror nuk mund të arrihet jashtë rolit udhëheqës dhe përcaktues të politikës. Dua të shtoj se unë vetë, as si natyrë njerëzore dhe as estetikisht nuk pajtohem me cinizmin. Më duket se Aristoteli e ka thënë se cinizmi është veti e njerëzve të dobët dhe mendoj se ka pasur të drejtë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages264
ISBN9789928277183
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë