Te teatri View larger

Te teatri

New product

11110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Berk
ISBN9789928368119

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në të gdhirë të 17 majit 2020, kur Tirana ishte e zhytur në gjumin e zgjatur të së dielës dhe në shtetrrethimin prej pandemisë, u shemb brenda pak orësh Teatri Kombëtar. Përpara ndërhyrjes së mjeteve të rënda, ishin ndërprerë burimet e ndriçimit dhe valët ëi-fi rrotull korpusit teatror, përkarshi Ministrisë së Brendshme. Forca të armatosura e të shumëfishta të ndërhyrjes së shpejtë, hynë në ambjentet e teatrit dhe nxorën jashtë me dhunë artistët dhe aktivistët, që prej dy vitesh mbronin objektin. Muajt e fundit, duke ndjerë rrezikun, roja e tyre ishte bërë e përnatshme. Jo më kot slogani “Monument kulture, mbrohet nga shteti”, nisi të përdoret në formën “Monument kulture, mbrohet nga populli”, banderolë që qëndroi deri ditën e fundit në oborr.

Qytetarët arritën në vendngjarje në mëngjes, më këmbë, sepse edhe transporti urban ishte jashtë shërbimit (zgjatja e kufizimeve dhe e ndalimqarkullimit në qytet përtej parashikimit, u analizua më vonë si një plan i mirëmenduar nga qeveria dhe bashkia e kryeqytetit për shembjen e teatrit). Njerëzit panë mjegullën e pluhurit, dëgjuan zhurmën gërryese të ekskavatorëve që rrëzonin muret dhe shkulnin themelet, sikur të ishin rrënjët e një kanceri në tokë. Në fund, e vetmja gjë që mbeti në fushëpamje, ishin pishat, mbjellë në oborrin e teatrit pas vitit ’90, si homazh për ata që kishin luajtur Hamlet dhe Klaud, po edhe sekretarë partie e figura shqiptarësh të nënshtruar. Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.

Data sheet

pages468
ISBN9789928368119
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1