Përralla kelte View larger

Perralla kelte

Grup autorësh PL0176

New product

Përshkrim i shkurtër

Keltët janë të shquar për historinë dhe mitet e tyre. Ky libër sjell përrallat më të bukura të cilat më në fund vijnë edhe në shqip, duke pasuruar ndjeshëm botën fantastike të përrallave botërore.

More details

3 Items

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN978-9928-183-34-7

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

GRUAJA QË ARRITI TË FITOJË MBI KELPIE*)-N E UJIT

Na ishte njëherë një ushtar që po kthehej në shtëpi pasi kishte luftuar në tokë të huaj. Me gajden nën krah, marshonte me shpejtësi sepse kishte përpara tij shumë milje për të ecur. Zemrën e kishte të çliruar dhe të lehtësuar; mezi priste të ishte përsëri në shtëpi. Por kur hijet e para të mbrëmjes filluan të binin, ai vuri re se i kishte mbetur edhe shumë rrugë për tu përshkuar, prandaj filloi të shikonte përreth për të gjetur një strehë ku të kalonte natën.

Me të arritur në majë të një kodre, hodhi vështrimin në luginën që shtrihej nën këmbët e tij: një grumbull dritash të vogla që luhateshin i tregoi të riut se aty gjendej një fshat. Ishte koha e darkimit dhe tymi dilte nga oxhakët e shtëpive, ku vendasit me siguri po hanin vaktin e tyre. I lodhur dhe i uritur ushtari mori menjëherë drejtimin e fshatit, duke besuar se do të gjente një bujtinë ku të çlodhej dhe të kalonte natën. Shpejtoi hapin dhe dëgjoi të fluturonte kilt-i**) i tij dhe ndërkohë rripat e gajdes valëviteshin, të goditura nga era..................

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages120
ISBN978-9928-183-34-7
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIta Angoni
I ri1