Te jetosh drejt sipas grupit te gjakut -2-

Peter D'adamo PL0095

New product

Përshkrim i shkurtër

Në sensin letrar të termit, stili ynë i jetës së sotme, do të bëhet pjesë e profilit gjenetik të pasardhësve tanë.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789994398348

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Çdonjëri prej nesh mbart në gjak kujtesën e gjallë të gjithë historisë së njerëzimit. Një ditë dikush tjetër do të mbartë kujtesën tonë në një të ardhme që mendja jonë nuk arrin dot ta imagjinojë. Njërizimi, pra, është një kantier gjithnjë i hapur, një ndertesë e magjishme që nuk ka kurrë fund. Në sensin letrar të termit, stili ynë i jetës së sotme, do të bëhet pjesë e profilit gjenetik të pasardhësve tanë. Shkenca e grupeve të gjakut na ofron një rast të papërsëritshëm për të shqyrtuar të shkuarën, për ta risistemuar atë dhe për të transmetuar një version të saj më të përmirësuar: na ofron, pra, njohjen e instrumentave që na lejojnë jo vetëm ta përmirësojmë jetën tonë të sotme, këtu dhe tani, por edhe për t’i përjetësuar përmirësimet, duke i kodifikuar në hard diskun tonë (memorien tonë të përhershme) gjenetike. Disa vite më parë, kur dhamë për shtyp librin tonë të parë “Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut”, aventura jonë kish marrë nisje falë një premise të thjeshtë: grupi i gjakut ishte një rrugë për të shpjeguar paradokset e shumta me të cilat ndeshem shpesh në studimet tona mbi mënyrën e të ushqyerit e me analizat e statistikave të mbijetesës nga sëmundjet. Po pse vallë, duke ndjekur të njëjtën dietë, disa arrijnë të dobësohen, e disa të tjerë jo? Pse vallë disa arrijnë të mplaken duke ruajtur një formë të mirë, kurse disa të tjerë shfaqin shenja të dukshme rënieje fizike dhe mendore? Sepse, pavarësisht që duke u konsideruar si e njëjta specie, qeniet njerëzore ngjajnë shumë, përsëri diferencat që i dallojnë individët janë të pamasa; Ja, pse “Të ushqehesh drejt sipas grupeve të gjakut”, ishte libri i parë që arriti të propozojë një dietë që merrte në konsideratë këtë individualitet të spikatur biologjik. Mirëpo, nga ana tjetër, ky libër arriti t’i hapë njëherësh edhe rrugë të reja kërkimit tonë, për të shkuar kështu edhe përtej kësaj diete. Nëse grupi i gjakut ishte çelësi për të kuptuar se si mund të ushqehemi në një mënyrë sa më të përshtatshme, përse vallë të mos ishte edhe sekreti për të mësuar të rronim sa më mirë? Kjo pyetje provokuese u bë gjithnjë e më interesante me zhvillimin e shpejtë të kërkimeve gjenetike, çka lejoi studimin më në thellësi të ndikimit të grupeve të gjakut në nivelin qelizor të çdo fushe të fiziologjisë njerëzore.

Data sheet

ISBN9789994398348
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiLorina Ceca