Rrëfimet View larger

Rrefimet

Henry Marsh MIN0033

New product

Përshkrim i shkurtër

Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund. Në listën finale të çmimit NBÇ, bestseller ndërkombëtar dhe libri më i mirë non-fiction për vitin 2017, sipas revistës amerikane Kirkus.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN9789928265050

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.

Në vijim të botimit të bestsellerit të “New York Times”, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin “Rrëfimet” ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë.

Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.

VLERESIME RRETH LIBRIT

“Marsh ka dalë në pension, gjë që nënkupton se po i bën një bilanc jetës së tij. Reflektimet dhe kujtimet e tij e bëjnë librin “Rrëfimet” edhe më analizues se libri i parë, nëse diçka e tillë është e mundur”.

–The New York Times

“Vazhdimisht argëtues ... Këtu ndershmëria është me bollëk – një cilësi aq e rrallë dhe e lavdërueshme te kirurgët e shquar, sa mund ta presësh nga dikush që shkruan kujtime”.

–The Guardian

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages288
ISBN9789928265050
Shtëpia botueseAdmissions
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMentor Petrela, Florian Dashi
I ri1