Kur dhimbja premton dashuri

Edmond Tupe A-003962

New product

Përshkrim i shkurtër

Çdo të thotë të jetosh me një fëmijë autik: Kjo është historia dhe sfida e përkthyesit dhe profesorit të njohur, Edmond Tupja ia kushton Gesit, fëmijës së tij autik: “Gesi më lindi me këtë hendikap që ia zbuluam katër vjeç e gjysëm – pesë. Ky fëmijë m’u dha mua. Rastësia.... ca thonë Perëndia, Zoti unë them rastësia.... nuk e di. Ka edhe një lloj determinizmi. Mu dha mua dhe nuk do të zbythem para tij”. Një histori e rrallë njerëzore që ka bërë për vete mijëra lexues....

More details

9 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928560605

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

More info

Ky libër është një leksion i madh për të gjithë ata prindër që kanë fëmijën e tyre autik: Është një motiv i madh për të jetuar; është një udhëzues për tu përballur me ato gjëra që të sjell jeta dhe që ti nuk e di se përse janë taksur për ty. Ja se çfarë thotë babai i Gesit, Edmond Tupja në këtë rrëfim të pazakontë:

Për mendimin tim, formulën më të mirë për prindërit, të afërmit dhe aktorët e tjerë të mjedisit ku jeton një subjekt autik, të paktën deri tani për aq sa kam parë, dëgjuar e lexuar për autizmin dhe autikët, e kanë përcaktuar Judy Barron dhe i biri, Sean në një libër me titull: “There’s a boy in here”: është historia e Sean-it vetë, fëmijë autik, që falë dashurisë, mirëkuptimit e durimit të prindërve të tij dhe sigurisht me ndihmën e mjekëve, u shpëtoi praktikisht kthetrave të autizmit. Tri fjalë të thjeshta; - nga më e lehta deri te më e vështira për t’u konkretizuar në jetën e përditshme; DASHURI pa kushte, ematike; MIRËKUPTIM që njeh luhatje, pikëpyetje, por pa kthim prapa; DURIM që kërkon nerva të çelikta dhe që vë në provë qëndresën shpirtërore të prindërve.

Data sheet

pages191
ISBN9789928560605
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
RomanAutobiografik