Influenca e perandorise austro-hungareze ne ndertimin e kombit shqiptar 1896-1908

Teodora Toleva BD0549

New product

Përshkrim i shkurtër

Gjatë shekullit XIX, për të krijuar shtetet e veta, kombet etnike luftojnë kundër perandorive, ndërsa gjatë shek. XX shtetet krijojnë kombet politike.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305650

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Debati rreth çështjes se cili komb është etnik (natyral) apo politik (artificial) nuk pushon, sepse lidhet dhe me një çështje tjetCr: sa historik dhe "shtetbërës" është një komb? Në Ballkan të paktën katër kombe janë politike — kombi shqiptar, kombi turk, kombi maqedonas dhe kombi boshnjak, gjë që tregon qëndrueshmërinë e procesit historik. Prej tyre tri të fundit kanë "etërit" e tyre: Qemal Ataturkun dhe Josip Titon, ndonëse jo të gjithë i quajnë këta "të ligjshëm".


Në këtë punim dr. Teodora Toleva ka ngërthyer dhe ka zbuluar me zotësi të gjitha aspektet e planeve dhe veprimeve të shumanshme të diplomacisë austro-hungareze, të cilat nxisnin aspiratat kombëtare të shoqërisë së ndarë shqiptare. Më së shumti, ato plane dhe veprimtari u shërbenin në mënyrë direkte ose indirekte interesave strategjike të kësaj fuqie të madhe në Ballkan. Misioni i Austro-Hungarisë në këtë drejtim është kompleks: asaj i duhej të përballonte një varg faktorësh të jashtëm, të cilët pengonin realizimin e qëllimeve të saj politike (interesat e fuqive të tjera të mëdha në rajon, pozitat e Perandorisë Osmane, aspiratat e shteteve të reja kombëtare në Ballkan), si dhe faktorët e shumtë të brendshëm dezintegrues në shoqërinë shqiptare, të cilët kushtëzonin ndarjen tradicionale të saj dhe zgjimin e vonuar të ndërgjegjes mbarëkombëtare (struktura sociale fisnore, ndarja gjuhësore, copëtimi territorial, mungesa e gjuhës unike letrare dhe e një alfabeti të përbashkët, ndarja në tri fe, prapambetja ekonomike e shpirtërore, etj). Në misionin e vet, Austro-Hungaria e ka shumë të qartë se, për momentin, ndërhyrja aktive në favor të proceseve kombëtare-integruese në popullsinë shqiptare do të luajë rolin kryesor për zhvillimin dhe konsolidimin e ndërgjegjes kombëtare ndër elitën shqiptare, si edhe për drejtimin e këtyre proceseve në hullinë e interesave të veta strategjike në Ballkan, duke eliminuar konkurrenan e faktorëve të tjerë të jashtëm që kishin ushtruar dhe ushtronin ndikim mbi shoqërinë shqiptare. Diplomacia austro-hungareze përdor standard të dyfishtë në të njëjtat procese: shfaqjet e largpamësise dhe progresivitetit në konceptet politike, energjia dhe resurset jo të pakta që perandoria shumëkombëshe investonte në zhvillimin dhe forcimin e ndërgjegjes bashkëkombëtare në një popull të vogël, i cili gjendej jashtë kufijve të saj dhe njëkohësisht shtypja e ashpër e aspiratave dhe veprimeve nacionalçlirimtare të popujve të vegjël të sunduar brenda kufijve territorialë të Austro-Hungarisë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages495
ISBN9789994305650
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdmira Nushi
HistoryAlbania