Peter Bartl BDI0393
New product
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë).Shqipëria është i vetmi vend në Gadishullin Ballkanik ku islamizimi përfshiu dy të tretat e popullsisë vendëse. Shkaqet që ndihmuan këtu depërtimin e fesë së pushtuesit janë të një natyre të ndryshme: fetare, politike dhe ekonomike.
10 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789992759763 | |
Libri që po ju prezantojmë trajton fazën e fundit të islamizimit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, brenda një hapësire kohore që kufizohet nga dy ngjarje politike 1878 (Lidhja e Prizrenit) dhe 1912 (shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë). Në pjesën e parë të punimit flitet për veçoritë e fesë popullore në Shqipëri; fakti i të qenit pranë njëri-tjetrit, Krishterimi me Islamin, ka lindur këtu një sinkretizëm fetar që është karakteristik për shumicën e vendeve që janë islamizuar kohët e fundit; këtu hyn edhe ndikimi i fortë i Urdhrit të dervishëve, veçanërisht i bektashinjve, që, nga ana e vet ka kontribuar në shuarjen e ndryshimeve fetare në vend. Pjesa e dytë trajton rolin e myslimanëve në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që arriti në pikën më të lartë në vitet pas 1878 dhe që më 1912 çoi në themelimin e një shteti të pavarur.
| pages | 256 |
| ISBN | 9789992759763 |
| Published year | 2006 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Nestor Nepravishta |
Peter Bartl është sot padyshim një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë.
Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrëmaterial të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.