Shqiptarët – Nga Mesjeta deri në ditët tona View larger

Shqiptaret – Nga Mesjeta deri ne ditet tona

Peter Bartl DK0086

New product

Përshkrim i shkurtër

Peter Bartl është sot padyshim një ndër studiuesit më seriozë e më të rëndësishëm të albanologjisë.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789994398287

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shqipëria nuk është më njolla e bardhë në hartën e Evropës, siç shihej ajo gjer në fillimet e këtij shekulli. Studimet historike, të cilat që pas daljes nga Lufta e Dytë Botërore janë kryer edhe nga dijetarë shqiptarë, kanë bërë përparime të jashtëzakonshme.

E megjithatë kjo nuk e ndryshon aspak faktin që në historinë e Shqipërisë mbeten shumë gjëra të errëta, duke filluar nga problemi i etnogjenezës, duke vazhduar me Mesjetën (sa shqiptare ka qenë Shqipëria?), për të arritur në kohën turke dhe në historinë më të re, ku herë-herë nuk njihen madje as datat e lindjes së politikanëve kryesorë (shembuj: Pandeli Evangjeli ose Shefqet Vërlaci).

Autori është krejt i ndërgjegjshëm dhe dëshiron që pasqyrimi i mëposhtëm të merret vetëm si një gur në ndërtesën e historisë së popullit shqiptar. Ai ka për qëllim të ngrejë probleme, të zgjojë mirëkuptim dhe interes për historinë e një populli të harruar për një kohë kaq të gjatë nga opinioni publik evropian, popull që ka luajtur një rol të rëndësishëm në të kaluarën e Evropës Juglindore.

Më tej duhet të theksojmë se historia shqiptare nuk është luajtur vetëm brenda kufijve të shtetit shqiptar të krijuar në vitin 1912, por në tërë hapësirën banimore të këtij populli në ish-perandorinë Osmane, madje edhe në diasporë: Itali, Rumani, SHBA dhe gjetkë. Ndaj edhe titulli më i përshtatshëm, me siguri, do të kishte qenë "Shqiptarët", mirëpo ai nuk do të përputhej me idenë e serisë, e cila kërkon që në plan të pare të vihet vendi.

Shkrimi i emrave të vendeve, si tek vetë shqiptarët, nuk është koherent por si rregull përdoret forma e shquar (pra Shkodra dhe jo Shkodër).Gjatë rrugës për tek shqiptarët dhe nëpër historinë e tyre autorin e përcollën shumë persona me mbështetjen, këshillat dhe mirëdashjen e tyre, pa të cilat ky punim, me siguri, nuk do të kishte lindur dot: Georg Stadtmüller-i, Martin Camaj, Hans-Joachim-i Kissling-u, Ernest Koliqi, Giuseppe Valentini, Hasan Kaleshi dhe Arshi Pipa. Pikërisht atyre, të cilët unë dëshiroj t´i quaj mësues dhe miq të mi, u kushtohet ky libër, si shenjë e vogël e mirënjohjes sime.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages310
ISBN9789994398287
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAfrim Koçi
HistoryAlbania