Ditari i një ministri të Jashtëm View larger

Ditari i nje ministri te Jashtem

Paskal Milo TO0288

New product

Përshkrim i shkurtër

Lufta e Kosovës ishte ndër ngjarjet më kritike në historinë e shqiptarëve dhe këtë moment ka përzgjedhur paskal Milo i cili ishte shefi i diplomacisë shqiptare në ato kohë. Përmes shënimeve, ditareve dhe kujtesës Milo sjell ngjarjen që bëri fitues shqiptarët kundrejt serbëve, falë mbështetjes pa rezerva nga aleanca euro-atlantike. Takime, negociata, tensione, përplasje mes liderëve të Tiranës, Prishtinës dhe krerëve të kancelarive europiane dhe botëtore

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789994314584
Viti i botimit2009

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Konflikti i Kosovës 1997-2001 është një vepër dokumentare-historike shumë e rëndësishme, e para, për të parë dhe për të kuptuar edhe prej një ane si është bërë lufta politike e diplomatike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në çfarë vështirësish dhe me çfarë pengesash është ballafaquar ajo këtu, në Ballkan dhe në botë dhe e dyta, për të shkruar objektivisht, siç është në të vërtetë, historinë e asaj lufte, sidomos, gjatë viteve që mbulohen me shënime në këtë ditar.

As dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit serb ne nuk mund të themi se e kemi shkruar apo se po e shkruajmë shkencërisht, objektivisht, historinë e lëvizjes për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, qoftë madje as të katër viteve vendimtare për të. Po botohen artikuj, fejtone, kujtime, tekste shkollore, po bëhen filma dokumentarë, por në shumicën e tyre shpjegimet dhe vlerësimet në masë të madhe janë të përcaktuara prej përkatësive partiake a përkatësive të tjera të ngushta të autorëve të tyre.

Ditari i sjell të dhëna dhe gjykime të mbështetura në ato të dhëna, që ndriçojnë një varg ngjarjesh, qëndrimesh, veprimesh dhe subjektesh politike në kohën e trajtuar në të.

Si të dhëna të dorës së parë, si gjykime e përfundime të mbështetura në vrojtimet e një dëshmitari të rendit të parë, ato pashmangshëm do të ndikojnë shumë që lëvizja jonë të trajtohet historikisht më saktë, më drejt, më gjithanshëm se deri tani.

Ato do të bëjnë që të thyhen iluzione, të mënjanohen gabime dhe, të shpresojmë, të parandalohen gjykime e vlerësime të anshme, të partishme, që vetëm sa e shfytyrojmë të vërtetën mbi lëvizjen tonë çlirimtare.

Rëndësia e këtillë e të dhënave, e vrojtimeve, e gjykimeve dhe e përfundimeve që sjell ditari, është e vetëkuptueshme. Milo është para së gjithash intelektual, i cili pas rënies së komunizmit i është kushtuar edhe politikës.

Ditari i tij, prandaj, është ditar i atdhetarit, i cili vendin e vet, e vendi i tij është edhe Kosova, i cili popullin e vet, e populli i tij janë edhe kosovarët, e do jo duke krijuar iluzione me të pavërteta, po duke ia shpjeguar saktë njëmendësinë e trajtuar.

Vrojtimet e tij mbi atë njëmendësi ai i paraqet ashtu siç i paraqesin, zakonisht, krijuesit e vërtetë: gjithnjë në mënyrë mbresëlënëse edhe për shkak të qartësisë e të bukurisë së gjuhës me të cilën thuhen, edhe për shkak të patosit moral që është i përmbajtur në atë gjuhë.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages448
ISBN9789994314584
Viti i botimit2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15×23.5
HistoryBallkani