Esat Ruka ESR0002
New product
Botimi i këtij libri është një histori e plotë dhe e imët e traditave etnomuzikore të Matit, i cili për nga vlerat e sensi shkencor, jep ndihmesë të çmuar edhe për botime të tjera të profilit etnomuzikor
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Mirgeeralb | |
ISBN | 9789995633813 | |
Thanë për librin
“Të dëgjuara por të pashkruara më parë”*
Botimi i këtij libri është një histori e plotë dhe e imët e traditave etnomuzikore të Matit, i cili për nga vlerat e sensi shkencor, jep ndihmesë të çmuar edhe për botime të tjera të profilit etnomuzikor.
Të jetuarit, rritja dhe edukimi i autorit me këtë kulturë e ka ndërgjegjësuar atë për t’u bërë një nga protagonistët e propaganduesit më të rëndësishëm të folklorit mbarëkombëtar. Aktualisht drejtor i QKVF-së, ai ka arritur në finish të startit të nisur që në fëmijërinë e tij. Realizimi i këtij libri na çon në përfundimin se Esat Ruka ka hulumtuar, grumbulluar, krijuar e interpretuar kaq gjatë e kaq shumë, sa ka pasur boll lëndë për të shkruar këtë vepër, jo vetëm detyrim të krahinës së tij e bartës së folklorit matjan, por me realizmin e saj ai ka kryer një detyrim të pa kryer më parë nga studiuest e tjerë. Njohës skrupuloz i historisë së Matit e veçanërisht i etnokulturës, ai ka arritur të organizojë më së miri strukturën e librit, problematikat e zhvillimeve në këtë botim, krahas njohjes së përgjithshmë, bartin edhe pasionin e përkushtimin shumëvjeçar të autorit.
Që në hyrje të punimit, autori na njeh me motivet qe e shtyjnë për të shkruar këtë libër. Ndër të tjera ai nënvizon: “… duke ngjitur shkallët e hierarkisë në drejtimin e menaxhimin e kulturës, duke e dashuruar atë dhe vlerësuar e respektuar si një fushë shumë të rëndësishme, ndoshta e vetmja pasuri e pastër dhe origjinale në pejsazh kulturor botëror, m’u desh të ulem, të mendoj e të rikujtoj aspektet në marrëdhëniet 50-vjeçare me të…”.
Si rezultat i këtij përkushtimi, z. Ruka, ka arritur që mbresat dhe aspekte nga zhvillimet etnokulturore të Matit, t’i studiojë e t’i analizojë në këtë libër që për nga përmasat e problematika, përbëjnë një monografi të vlerësueshme.
Libri “Mati-Vështrim etnomuzikor” krahas hyrjes e përfundimit përmban 10 kapituj, i ilustruar në mënyrë funksionale e estetike, me shembuj notizimesh me shumë vlerë, ka një bibliografi të pasur. Në çdo kapitull të tij, trajtohen dukuri të ndryshme të kulturës muzikore matjane. Krahas të kënduarit, autorit trajton edhe probleme të krijimtarisë popullor gojore, krijimtarisë muzikore, instrumenteve popullore, interpretimit artistik, formacioneve e orkestrinave.
Ai u bën një klasifikim të plotë të stileve të të kënduarit në Mat dhe tematikës së këngëve matjane. Përshkruan imët instrumente popullore të krahinës duke i klasifikuar saktë ato, jo vetëm për nga ndërtimi, lënda e mënyra e prodhimit të tingullit, por edhe nga brendia emocionale që ato shprehen.
Gjithashtu në libër trajtohen hollësisht e me shumë dashuri ndihmesa e misionarëve të folklorit matjan, të cilët i falën artit popullor të kësaj treve dhe mbarë kombit përkujdesjen e përkushtimin më të ndjeshëm të tyre.
Krahas tyre, Esat Ruka, nuk harron të portretizojë bartësit më të shquar të kësaj kulture. Ai duke qenë edhe vetë pjesë elitare e këtij komuniteti artistik, arrin që veç ndihmesës e cilësive të tyre krijuese artistike, të na japë edhe një biografi për secilin bartës e interpretues. Vlerësimet e autorit të librit për kontribuesit e zhvillimit të artiti muzikor popullor të Matit e rrisin edhe me tepër personalitetin qytetar të tij.
Librin e bën interesant e të plotë shoqërimi i çdo trajtese me foto, transkriptime (notizime) muzikore e analiza. Esat Ruka na e sjell të gjallë jetën e artit popullor të krahinës së tij duke e bërë të përjetohet nga artëdashësit dhe lexuesit. Mënyra e të parashtruarit të problemeve, gjuha e qartë, artikulimi i logjikshëm e sensi poetik, i japin vlera të veçanta botimit dhe garanci për t’u bërë pjesë e kulturës së lexuesit. Krahas punës profesionale të autorit, libri “Mati-Vështrim etnomuzikor”, është edhe një ndihmesë e vlerësueshme për studimet etnokulturore ne përgjithësi e veçanërisht për ato të rrafshit muzikor e artistik.
Botime të këtij profili e shtojnë opusin e studimeve etnokulturore e ndërkohë bëhen pjesë e historisë së zhvillimeve e etnokulturore shqiptare.
Botimi monografik “Mati – Vështrim etnomuzikologjik” i studiuesit Esat Ruka, krahas vlerave historike, shkencore e njohëse, është edhe një ndër shembujt më të mirë të detyrimeve të studiuesve tanë për etnokulturën kombëtare.
* Autori i shkrimit është Prof. As. Roland Çene, “Artist i Merituar”
pages | 270 |
ISBN | 9789995633813 |
Shtëpia botuese | Migreeralb |
Published year | 2009 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.