Despote te epirit e princer te maqedise, Mergata shqiptare ne Italine e periudhes se Rilindjes View larger
Pjesë nga libri

Despote te epirit e princer te maqedise, Mergata shqiptare ne Italine e periudhes se Rilindjes

Paolo Petta DK0012

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën e tyre të lartë, u rrekën, jo rrallëherë, të luanin një rol dytësor në skenën e vështirë të politikës italiane.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN97899927 661 8 2

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468) çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të ruajtur identitetin, në pritje të kohëve më të mira. Shumë prej tyre zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës. Kësisoj valët e njëpasnjëshme të shqiptarëve u derdhën kryesisht drejt Italisë, duke populluar fshatra të zonës së Napolit ose duke ushtruar zanatin që njihnin më mirë, atë të armëve. Por nuk ikën vetëm stradiotët, luftëtarët mercenarë, mjekërgjatë e krenarë. Arratinë e morën edhe ata që kishin mbijetuar nga dyert e mëdha, të mbarsur me shpresë e me tituj të bujshëm. Libri Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën e tyre të lartë, u rrekën, jo rrallëherë, të luanin një rol dytësor në skenën e vështirë të politikës italiane. Nuk është thjesht historia e një grupi bashkudhëtarësh, është më shumë një thurje copëzash jete njerëzore e personazhesh megjithatë konkretë, të cilët na vijnë të gjallë me karakteret e pasionet e tyre. Pasi e ke lexuar këtë libër, po aq intrigues sa edhe një roman, këto personazhe të bëjnë të mendosh për ndërthurjen e biografisë me historinë.

Data sheet

ISBN97899927 661 8 2
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiPëllumb Xhufi