Catalog
These new editions of the classic and...
Subcategories
Botim studimor kushtuar një personaliteti emblematik në Shqipëri, martirit të shkencës Theofan Popa, shkruar nga Pirro Thomo dhe Anisa Ymeri, si dhe me kontributin e vyer të studiuesve: Aleksandër Meksi, Kostandinos Giakoumis, Sokol Çunga, Andi Rëmbeci, Era Xhaferaj.
Së shpejti Shtëpia botuese “Fan Noli” vë në qarkullim një libër shumë të rëndësishëm mbi inteligjencën artificiale me titull "Epoka e inteligjences artificiale" Ky libër është bestseller ndërkombëtar, i shkruar nga tre mendjet me te spikatura te kohes tone. Libri hidhet ne qarkullim pas dates 21 shkurt 2024. Porosite qe tani online tek Bukinist.al
Përmbledhja antologjike dhe biobliografike “Proza tregimtare greke” përfshin 78 autorë bashkëkohorë grekë me 92 tregime; marrin pjesë 38 përkthyes, dy prej të cilëve me iniciale të paidentifikuara, një pseudonim, gjithashtu i paidentifikuar, dhe 6 anonimë; 34 janë përkthime tregimesh të reja, botuar për herë të parë dhe 27 të ribotuara dhe të rivështruara:
Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
Akademike Floresha Dado vjen me nje tjeter permbledhje ne fushen e studimeve letrare, ne perpjekjen per te interpretuar dhe shpjeguar magjine e artit te fjales.
Ky është vëllimi i parë i treshit në ciklin e titulluar "Ndërtuesit e Botës"; një përpjekje kjo për një tipologji shpirtrash. Ketu jane perfshire autoret: Balzak, Dikens dhe Dostojevski. Dy vëllimet e tjera janë: "Beteja me demonin: Holderin, Klais, Niçe" dhe tjetri: "Tre poetë të jetës së tyre: Kazanova, Stendal dhe Tolstoi".
fascinating. Blunt, honest, funny' Jenny Lawson, author of Broken (in the best possible way)'For every reader who has found solace in the aisles of a bookstore' Emma Straub, author of All Adults Here
Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Libri i Eckhart Tolle është shitur mbi 2 milionë kopje që kur është hedhur në qarkullim dhe është shpallur bestseller nga The New York Times. Spiritualisti i famshëm Deepak Chopra thotë se është një ndër librat më të mirë të viteve të fundit. Çdo fjali e tij kumbon të vërtetën dhe fuqi.
Dieta e ADN-së është përgjigjja e duhur për të nisur këtë rrugëtim revolucionar, të efektshëm dhe që zgjat në kohë, në të mirë të shëndetit tonë.
Nje nga mjeshtrat me te medhenj te tregimit europian, Guy De Maupassant vjen me nje permbledhje ne shqip permes perkthimit te mjeshtrit te madh, Halit Selfo, nen siglen e shtepise botuese Zenit. Ne kete vellim jane perfshire tregimet: “Dy miq”, “Zonjusha Fifi”, “Shtepia Telje”, “E bija e Tokes” dhe “Lumturia”.
Lexuesi në kurth : eseistika e Kadaresë na spjegon mënyrat e reja të mendimit, jo aq përmes demonstrimit të plotë, por më tepër përmes intuitës reflektive, përmes kësaj fushe ideore të lirë dhe bredharake. Floresha Dado me këtë vepër ka sjellë një kontribut të ri të sajin jo vetëm në studimin e veprës së Kadaresë, por në gjithë fushën studimore të...
Pas refuzimit qe ju be letersise se realizimit socialist, Akademikja Floresha Dado hedh veshtrimin teorik mbi vepren e krijuar ne gjysmen e dyte te shekullit te XX dhe merr ne shqyrtim qendrimet qe u artikuluan pas viteve ’90. Ky liber konsiderohet nga autorja si nje ftese per debat per “letraritetin” e te ashtuquajtures soc-realizem.
Shkenca e re tregon sesi të thyeni ciklet e shqetesimit dhe te frikes per te sheruar mendjen tuaj
Ky tekst është një bazë solide për të ndërtuar gjykime të shëndosha profesionale mbi tiparet e romanit bashkëkohor shqiptar dhe raportin e tij me postmodernizmin. Madje, teksti shkon përtej, duke dhënë ndihmesë në kuptimin e postmodernizmit si fenomen edhe në artin, kulturën apo mendimin filozofik postmodernist në përgjithësi. Ky studim mund të shërbejë...
“Zemër qeni” u shkrua në vitin 1925 dhe mbeti i pabotuar për dekada pasi u sekuestrua nga policia secrete sovjetike dhe u gjet në arkivet e KGB-së pas ndarjes nga jeta të Bulgakovit.
Historia e Dibrës, e përftuar nga laboratori i njërit prej studiuesve më në zë, më prodhimtarë e të rëndësishëm të historiografisë së sotme kombëtare, vjen si një pasurim burimor në fushën e historiografisë dhe si një plotësim në historishkrimin shqiptar.