Zef Loka NL0005
New product
Zef Loka konsiderohet si personazh me peshë në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve. Ai rrëfehet për herë të parë për misionet e tij, rolin e Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjet dhe arrestimin nga Sali Berisha
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | EMAL | |
| ISBN | 978 9928 04 225 5 | |
Ky personazh, i njohur në strukturat e larta të Ministrisë së Brendshme gjatë komunizmit, por edhe pjesë e Sigurimit të Shtetit deri në momentet e ndryshimit të sistemeve, rrëfehet për herë të parë. Përmes kujtimeve, të shkruara nga një kohë tjetër, që nga Amerika, Zef Loka tregon jo vetëm jetën familjare, por reflekton edhe mbi gabimet që u bënë asokohe dhe shigjeton drejtuesit e strukturave të sigurisë gjatë këtyre 25 viteve të demokracisë. Kjo autobiografi provokon debate përsa i takon rolit të Sigurimit në Shqipërinë komuniste, dosjeve dhe punës së policisë gjatë protestave të para demokratike
| pages | 280 |
| ISBN | 978 9928 04 225 5 |
| Shtëpia botuese | EMAL |
| Redaktori | Nikoll Loka |
| Published year | 2014 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
Gjatë Luftës së Ftohtë vendet armike (term i përligjur plotësisht për atë kohë), sidomos ato fqinje bënë provokacione të shumta, kryen sabotazhe dhe akte terrori dhe i tatonin pulsin vazhdimisht shtetit tonë. Madje, në kufinjtë e shtetit tonë shpesh herë merrte formën e një lufte reale, me incidentet e shumta në kufirin tonë shtetëror. Në këtë luftë,...