Catalog
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë...
Subcategories
Subjekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tre kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi - një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.
Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.
Kalorësi i Bronztë është pjesë e një trilogjie. Romani nuk përfundon me kaq. A duhet të besojmë se Aleksandri ka vdekur? Si do të jetë jeta e Tatianës në Amerikë?
Tre vëllezërve Kiler nuk u mungon asgjë: tërheqës dhe të përkëdhelur, bëjnë një jetë të privilegjuar që bazohet në pasurinë dhe pozicionin shoqëror të prindërve.
E njohur si Mbretëresha e Akullt, Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës.
Erosi intensiv, si tërheqje mes trupave dhe shpirtit që nuk njeh rregulla dhe kufij, është protagonisti i madh i këtij romani, që shumë vetave mund tu duket e pavërtetë, por në fakt është mbrojtësi i një të vërtete të thellë.
Me saktësinë e një historiani dhe me mjeshtërinë e një shkrimtari, Spiro Mella na paraqet në plotërinë e tij Ali pashë Tepelenën
Kur Liborio Uribe mori vesh se do të vdiste së shpejti, pati dëshirë të shihte për të fundit herë një tablo të Aurelio Artetës.
Një rrëfim i qetë, i një jete të mbushur plot me sfida, mundime, por edhe me rezultate dhe arritje.
Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri .
Ky libër përmbush një boshllëk, duke ofruar për herë të parë në gjuhën shqipe një tablo të krizës financiare globale, të krizës në Eurozonë dhe veçanërisht të krizës në Greqi, të sistemit monetar ndërkombëtar si dhe implikimet e zhvillimeve dramatike në ekonominë shqiptare në vitet e fundit.
Në këtë roman ka edhe një velierë. Por, si në veprat e mëparshme, Zija Çela e komandon anijen e prozës së vet për ta dërguar larg, përmes një bote sa reale aq imagjinare.
Arben Shehi, me profesion arkitekt, por që nuk heq dorë kurrë nga letërsia dhe artet, që mbeten pasionet e tij të vazhdueshme. Poezitë e tij janë thellësisht lirike, tamam si një pasqyrë e vogël e vetë poetit
Vëllimi me poezi i Qerim Skënderajt dallohet nga shumica e vëllimeve me vargje që po dalin në dritë në poezinë bashkëkohore. Ai spikat për qartësinë e vet kristaline.
Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën Hosteni, si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve.
Ky libër është pjesë e historisë dhe tragjedisë shqiptare postkomuniste dhe dokumenton me fakte, për aq sa i takon një romani, atë çka ndodhi gjatë viteve të tranzicionit.
Ky libër është ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë. Sigurisht që autorja ka bërë ndryshime si te ngjarja ashtu edhe te disa nga personazhet, përndryshe nuk do të ishte letërsi artistike.
Këto poezi vijnë para laxuesit si vokacion shprehës, që ruajnë ekuilibrim midis thënies dhe domethënies, formës dhe mesazhit.
Si bir Gostivari, Daja e pa të arsyeshme të tregojë përmes kujtesës së tij dhe me shumë vërtetësi historinë e luftërave të popullit të këtij qyteti e të rrethinave e, në tërësi, të shqiptarëve në trojet maqedonase
Pjesë nga libri: Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës.
Nga libri: O Zot, si është e mundur që ma more Ajkunën, më të dashurën e jetës sime?! Jo, jo, nuk mund ta përpijë deti atë krijesë aq të bukur natyrore! Qoftë mallkuar ajo dallgë aq e fuqishme që ma rrëmbeu nga dora Ajkunën time!.
Nga Libri: Kurse Ana, e ulur në tavolinë, e kredhur mbi libra, po mendonte: Kaluan vitet, rrodhën si ujë, dhe ne u rritëm. Nuk jemi më ato vajzat e shkollës fillore dhe shtatëvjeçare, ku mësuesja me një zë të lartë bërtiste zgjate dorën!
Nga libri: Megjithatë, nuk ishte kështu, jo siç e kasha menduar dhe pothuajse parashikuar, asgjë nuk doli shumë e mbarë. Ah sa herë mund ta kem kërkuar Piterin ndër këto vite, djalin me buzëqeshjen mahnitëse.
Palcë e kombit tim është rrugëtimi i saj poetik, një vjershërim i mbushur me plot të panjohura. Të panjohurat janë ndjesitë e Andrianës, ai gjakim për të kërkuar të vërtetat historike, ato ekzistenciale dhe ato identitare të kombit
Me romanin "Madrugada" Jan Mehlum përfshihet në debatin e ditës mbi politikën e emigrimit në Norvegji, trafikimin e qenieve njerëzore dhe burrat që dhunojnë gratë.
Nga nxehtësia e pamëshirshme e verës haitiane te shtëpitë luksoze të elitës amerikane, nga mbrëmjet elegante të Londrës në kaosin shumëngjyrësh të Ist Endit, tri vajza janë në kërkim të pjesëve që u mungojnë nga jeta e tyre - dhe do të ndryshojnë botët e tyre për ti gjetur ato...
Historia e lashtë dhe alkimia ndërthuren për të na mbushur me emocione ankthi në këtë triller historik të jashtëzakonshëm".
Një libër tronditës, vizita në një prej kampeve të vdekjes dhe rizgjimi i imazheve të papërballueshme të përshkruara me një analizë tejet fisnike dhe një saktësi mëse rrëqethëse
Druri pa emër është romani i një njeriu të pushtuar nga e kaluara, nëpër të cilin rrjedh si një lumë i padukshëm dhe i pazhurmë e tërë historia.
Këtë botim autori e ka konceptuar si një shpjegues praktik, manual apo dhe ushqim për mendim për të gjitha moshat, shtresat dhe profesionet.
Poezitë në këtë vëllim janë përzgjedhur ndër krijimet prej rinisë së Skerdi Brahimit e deri më sot. Autori ka jetuar gjithnjë në Shqipëri prej ku është frymëzuar për të shkruar mbi disa nga fenomenet e kohës ku jetojmë.
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara