Ç'libër i çuditshëm! Nisur për t'iu kushtuar Dekadencës së Francës, ai, sipas gjasave, në të vërtetë është një Himn për Francën, një himn dashurie.
Një katund i izoluar midis malësive të jugut flet një gjuhë krejt të veçantë, e cila me ndalimin e fesë në vitin 1967 shndërrohet në një përvojë dramatike. “Mjaltë në teh” i Romeo Çollakut i vendos ngjarjet në një katund të izoluar, mes maleve të Jugut, ku figurë qëndrore është një prift, Papa Teo, bariu i grixhës, dhe me anëtarë të tjerë të fshatit, si...
Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".
Vjen me ne fund ne shqip nje nga pershkrimet me te thelluara mbi kenaqesine e te lexuarit te tekstit nga teoricienti dhe studiuesi francez, Roland Barthes, perkthyer nga Elvis Hoxha dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Zenit
Poet dhe mendimtar i madh gjerman. Vepra e tij ka ushtruar një ndikim domethënës mbi tërë poezinë dhe filozofinë moderne, duke përfshirë shkrimet e Nietzsche-s, Rilke-s, Heidegger-it, Paul Celan-it etj.
Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernoëitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
Ky libër trajton këtë rrymë si lëvizje letrare dhe ideore, në të cilën ka kaluar bota
Po, Fante pati efekt të madh mbi mua. Fante ishte hyu im dhe unë e dija se hyjnitë duhen lënë të qetë, nuk mund t'u shkelje pragun ashtu si duke lozur. Prapë më pëlqente të hamendja se ku mund të kishte jetuar në Angel's Flight dhe s'më dukej e pamundur që të jetonte akoma aty.
Kruzoja përshkruan se si një i ri kokëfortë, ai injoron këshillat e familjes, braktis jetën komode të shtresës së mesme në Angli dhe niset për në det. Ai kalon shumë aventura, bëhet i pasur, përfundon skllav, bëhet i pasur sërish dhe shkon të blejë skllevër, nga Guinea në Afrikë në Brazik dhe në Karaibe, para se e gjithë pasuria e vënë bëhet e pavlerë...
Don kishoti dhe Sanço janë bashkëbisedues idealë. Ajo që e lidh Donin me shqyrtarin e tij, është pjesëmarrja e ndërsjelltë në atë që quhet ‘’rregulli i lojës’’, ndërsa ndërsjelltësia e tyre është një dashuri noprane për sho-shok. Nuk di të ketë në letërsinë perëndimore një tjetër miqësi që të mund të përqaset me të, me një fjalë, që të mbështet kaq...
Përkthimi i shënimeve të John Foster Fraser në shqip do t'i shtonte materiale me vlerë historiografisë shqiptare, e cila po mbledh dhe shqyrton të gjitha veprat e autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar apo studiuar Shqipërinë nga këndvështrime të ndryshme. Përshkrimet e tij për relievin, tipologjinë, virtytet dhe psikologjinë e shqiptarëve dhe...
Dora D'Istria, si njohëse e mirë e kulturës, traditave, historisë dhe etnografisë së popujve të Ballkanit, por dhe si një veprimtare e spikatur në fushën e letrave europiane të gjysmës së shekullit XIX për evidentimin dhe njohjen e çështjeve etnike ballkanike që bulëzonin nën suazën e Perandorisë Osmane, - me këtë punim mbi gjendjen politike të...
Ky botim del me rastin e 70-vjetorit të Çmimit Nobel, 1948, “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm e pionier në poezinë e sotme”.
Një traktat brilant mbi artin e poezisë, i shkruar nga Ezra Pound, një prej poetëve më të mëdhenj të shekullit të XX.
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet: "Episodi Kugelmas" të Woody Allen, "Kortezi dhe Montezuma" të Donald Barthelme, "Dëborë" nga Ann Beattie, "Sirena e Farit" e Ray Bradbury, "Katedralja" e Raymond Carver, "Një trëndafil për Emilinë" e William Faulkner, "Mund të të varin vetëm një herë" e Dashiell Hammett, "Kodrat sa Elefantë të Bardhë" e Ernest...
Në këtë vëllim janë paraqitur tregimet: "Tetë shkrimtarë" i Michele Mari, "Deti" i Andreas Karkavicas, "Dorëshkrim i gjetur në një shishe" të Edgar Allan Poe dhe "Qyrku i Smernës" i Jorgo Skabardonis.