Asketika View larger

Asketika

Nikos Kazantzakis A-008383

New product

Përshkrim i shkurtër

Asketika”, traktat i udhakimit të shpirtit human drejt përparimit, nën njësimin e një materializmi të skajshëm dhe idealizmi romantik, ashtu si krejt vepra e tij, gjer te teksti i fundit i tij “Udhëtim në Malin e Shenjtë” (botim Zenit, 2013), përbashkon dy skajet: nisjen e tij kah e përpjeta reale e jetës si dhe përpjekjes spirituale deri në fund të saj.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789928293138

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Opusi Kazanxaqis ngrehet në mbi njëqind volume, e prapëseprapë, në aq pak e pjesërisht e copa-copa sa e njoh, vjen e dallueshme kudo koherenca dhe ripërtëritja e të njëjtës lakore dilematike, shquar prej mbarë studiuesve të tij, që përshkon ndërkalimin lëndë- shpirt, jetë-vdekje, dhe njeri-Zot apo Zot-njeri.

Jeta, në vizionin Kazanxaqis, ashtu si dhe e vetja, është Luftë. Një përpjekje për vdekje përkundër Vdekjes. Dikush e sheh më pranë një vizioni heraklitian (lufta si kryezot i gjithçaje) e dikush tjetër më afër një manuali paqtimi budist. Si përmbushja e përjetimi i saj, ashtu edhe vepra, të pandashme nga njëra-tjetra, shpërfaqen si buletin lufte dhe fundojnë në një manual të luftës; ndeshje trup me trup: për të triumfuar ndaj materialitetit duke e transformuar atë në shpirt. Dinamika vepruese në jetë edhe ajo e veprës: gati të përputhura. Si brenda dy trikëndëshash barabrinjës të mbivendosur: Guxim, Qëndresë, Dyluftim. Arma mjet: dinamit kundër padijes, nënshtrimit, shkrehjes, lëshimit, bindjes së verbër, si dhe shpërfilljes ndaj epidemisë që shfaros kulturën, kudo ku simptoma shfaqet. Tipari themelor përmbajtësor: kundërvënia e të kundërtave, por: nën finalitetin për t’i bërë bashkë ato si premisë e qëllim zhvillimi.

“Vijmë nga humbëtirë e errët; rikthehemi në një humbellë terri. E vetmja hulli që përçon ndritim mes të dyjave është çka quhet Jetë. Posa lindim nis përpjekja për të krijuar, kompozuar, blatuar e plazmuar lëndë jete; lindim në çdo çast… E ndërkohë… çdo çast vdesim!” Skemë piramidale antipodesh apo si dy faqet e një mali, ku njëra anë është e përpjeta e ngjitjes, drejt lartësimit, jetës, mosvdekësisë, dhe ana tjetër, tatëpjeta e rënies drejt zhbërjes, lëndës, vdekjes. E në këtë përmbushje të ciklit, gjithsesi të pareshtur e sërish në gatishmëri për rinisjen e një cikli të ri, të dyja anët i shfaqen Kazanxaqisit “të shenjta”. Një shenjtëri kjo deri në kundërsens; trajektore drejt vetebërjes së njeriut njeri, gjer dhe vet-hyjnizimit. Ndaj “dhe luftojmë të gjithë, me tërësej – bimë, kafshë, njerëz e ide – ndër këtë shkarje kohë, që është jeta vetiake, për t’i vënë rregull Kaosit brenda nesh e përpunuar terrin total që pllakos në trupat tanë, dhe për t’iu hedhur Dritë… Nuk është Zoti që do të na shpëtojë, porse: ne do shpëtojmë Zotin, duke luftuar, krijuar, shndërruar materien në shpirt”.

Kazanxaqisi shkrimtar, rrëfimtar bartës i traditës orale dhe filozofisë, vjen edhe si një mendimtar humanist i moralit të epërm vizionar, si dhe aktit e devizës sublime. E si në të tillat raste, ku një moto a devizë është edhe shpallje e drejtpërdrejtë e synimit, tundimi i citimit mbetet i fortë e mbase dhe më efikas. Do mund ta shpallnim si apel të tij vetë pozicionin nga i cili ai mendon se është i apeluar nga fuqitë, përmbi të apo bri tij: “Na duhet të shpëtojmë nga shpëtimi e prej shpëtimtarëve… Zoti im nuk është omnipotent, ai ndeshet, rrezikon, në çdo çast mbrun e blaton mbi çdo entitet, thërret. Pareshtur humbet dhe sërish hov, baltosur në gjak e lerë e rinis ai luftën. Dhe thotë: ji disident, i shqetësuar, i pakënaqur… kur një shprehi degjeneron në shprehje konformizmi, shkatërroje!”

Data sheet

pages121
ISBN9789928293138
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEleana Zhako