James Joyce ZEN0057
New product
James Joyce e shkroi këtë skicë të hollë dashurie në korrik – gusht 1914. Sipas Richard Ellmann – it, biografi unik i autorit, faktet e shumta e përcaktojnë këtë periudhë si të qenësishme, megjithëse dorëshkrimi, ndryshe nga veprat e tjera të Joyce – it, nuk ka dalë. Autori e pati lënë dorëshkrimin – të hartuar në fletë të trasha letre mat e me bojë të zezë – në duart e të vëllait, Stanislaus – it, pasi u largua nga Triesteja në vitin 1909. Mbetet nga të rrallat shkrime të tij që u botua pas vdekjes.
10 Items
Shtëpia Botuese | Zenit | |
| ISBN | 9789928113719 | |
Koment nga përkthyesi
Ja një libër i Joyce – it për dashurinë (dhe filtra të tjerë?!). Ka një personazh femër, një lule pa aromë, por që mund të jetë mungesa e luleve të tjera, si do deshte Mallarmé – ja. Mirëpo na mbetet dhe fakti tekstual: te ky tekst nuk jepet fare emri i zonjushës "kryesore", qoftë dhe i fiksionalizuar.
Ndërkohë që të gjithë emrat e tjerë që qarkojnë këtë "ngjarje" janë krejt të vërtetë: Ettore Albini, Gogarti, Meiseli, Nora. Ndoshta ngaqë zonjusha e brishtë hebreje këtu "refuzon" të bëhet Madonë në sytë e poetit jezuit?
Narratori dëgjon me veshët e bindur këngën Rinisë i vjen fundi; iluzioni i dashurisë së përjetshme bie; por ai beson hapur tek një emër i pafund, rrotullar dhe i pafund, si cikli i ri i Finneganëve.
Roman i vockël vërtet, por hasim në të thuajse të gjitha temat e zgjeruara tek Uliksi më vonë. Dashuria, familja, kotësia, qerthulli i vazhdimësisë së jetës, kombësia, çështja semite, përballja me trysnitë historike në përditshmërinë moderne, seksualiteti, temat abstraktë të marrëdhënieve njerëzore, por të kaluara në prizmin trupor, objektor, sipërmarrja serioze në leximin e mitologjisë, por edhe sfondi çlirues komik (ndryshe si ta kuptojmë frazën e fundit në libër: Duamë, duaje ombrellën time!)
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 64 |
| ISBN | 9789928113719 |
| Published year | 2017 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Idlir Azizi |
Shkrimet kritike të James Joyce-it prekin çështje nga më të ndryshmet: estetika, roli i shtypit, censura, historia e kulturës irlandeze, letërsia dhe perandoria e Anglisë. Këto shkrime përfshijnë artikuj gazetash, recensione, leksione, si dhe ese propagandistike.
Për këtë vepër, Padraic Colum shkruan për librin. "'Të mërguarit' nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i "Portretit të artistit në rini", nuk do të na paraqesë diçka kaq banale.
Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve (dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce - it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.
Kjo vepër reflekton jetën në Irlandë në nisje të shekullit të kaluar, dhe duke hedhur poshtë eufemizmat, zbulon realitetin aspak romantik të Irlandezëve. Secila nga të 15 historitë ofron grimca nga jetët e dublinasve të zakonshëm dhe bashkërisht këto histori përbëjnë portretin e një kombi.
Nestori është episodi i dyte i kryeveprës Uliksi, të James Joyce. Libri botohet në ditën e 100-vjetorit të daljes së romanit kryesor të letërsisë moderne. Është botimi i parë dygjuhësh në shqip, i një vepre të kësaj natyre. Me qëllim të vihet në dispozicion të mësueseve, nxënësve e studiueseve, libri përfshin tekstin definitif origjinal të James Joyce dhe...
Me ne fund vjen nje tjeter version i romanit me te rendesishem te shekullit te XX, Uliksi te James Joys, permes perkthimit te Krenar Hajderit. Leximi i Uliksit është një prej atyre përvojave përcaktuese që ndryshojnë përceptimin tonë rreth romanit, e njëherazi edhe vizionin tonë rreth botës.