Komitët e Malit të Bardhë View larger

Komitet e Malit te Bardhe

Sazan Goliku PE0110

New product

Përshkrim i shkurtër

Secili prej kapitujve të romanit "Komitët e Malit të Bardhë", trajton dhe mbron ngjarje që lidhen me aspiratat e komitëve të maleve të Kosovës për të luftuar radhët e çetnikëve, xhandarëve dhe raprezaljet e tyre mbi popullin shqiptar. Ngjarjet dhe bëmat e komitëve rrëfehen në trajta e forma nga më të ndryshmet.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928124067

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autori Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit), si njohës i mirë i dukurive të manifestuara në më shumë se një shekull, ka arritur t’i kronologjizojë bukur e natyrshëm, sa vërtet lexuesi i përjeton në mënyrën më mbresëlënëse. Në qendër të romanit është lufta dhe strategjia e ndërtuar nga komitët kosovarë për t’i detyruar forcat çetnike të largohen nga tokat shqiptare dhe për ta lënë të qetë popullin shqiptar. Figurat qendrore të romanit janë gërshetuar me të dhëna të bollshme, si në rrafshin shpirtëror, ashtu edhe në atë kombëtar, sepse tiparet e tyre flasin për njerëz që i shquajnë guximi e trimëria e rrallë, njerëz që kërkojnë që jetën ta gëzojnë pa terror, pa dhunë, pa shfrytëzim dhe pa asfarë abuzimi. Një fragment nga romani: "- Unë jam bindur se ai popull që del i gjallë nga një robëri qindravjeçare si lisi nga dimri më i egër që ka kaluar në tokë, ai popull, mbajeni mend këtë që po ju them, e vini po deshët edhe në këngë, ai popull nuk vdes më, nuk shkulet kurrë... ai është kthyer në hekur, rrënjët i ka në një det gjaku - atje është kalitur. Ky është shqiptari. Jam unë, je ti, jemi ne, janë të vdekurit e të gjallët, ata që do të vdesin e ata që do të lindin në këtë tokë... kështu, derisa të jetë bota... me të mirë e me të këqinj, me miq e me armiq... me të kamur e me të varfër..."

Data sheet

pages184
ISBN9789928124067
Shtëpia botuesePegi
Published year2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri