Marguerite Yourcenar A-000154
New product
Në këto “Novela”, të shkruara në rrjedhën e dhjetë viteve që paraprinë luftën, tundimi i Lindjes pohohet qartë në dekor, në stil, në shpirtin e të shkruarit. Nga Kina në Greqi, nga Ballkani në Japoni, këto tregime e shoqërojnë udhëtarin si një tufë çelësash që shërbejnë për një muzikë të vetme, e cila vjen prej së largu. Marifetet e magjishme të piktorit Wang-Fo “që donte imazhin e sendeve dhe jo sendet vetë”, i përgjigjen me jehonë brengës së plakut Cornelius Berg që “prekte me dorë sendet, të cilat nuk i pikturonte dot më”.
9 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
Marko Kralieviçi, serbi sypatrembur, që di t'i gënjejë turqit, ashtu siç gënjen vdekjen dhe gratë, është vëlla me princin Genghi, i cili ka mbirë nga një roman japonez i shekullit XI, në egoizmin e tyre prej ngashëruesish të verbër. Pasioni i vërtetë, dashuria sublime e Vanias shqiptar apo zilia e sakrilegjtë e vejushës Afrodisia, i përgjigjen sakrificës së perëndeshës Kali “zambak i përsosmërisë”, së cilës fatkeqësitë i mësojnë më në fund “kotësinë e dëshirës...” Legjenda të kapura flurthi, fabula ose apologje, këto Novela orientale përbëjnë një ngrehinë më vete në veprën e Marguerite Yourcenarit, të çmuar, si një kishëzë brenda një pallati të pafund. Realja aty bëhet e pasigurt, ëndrra dhe miti flasin me një gjuhë përherë të re, dhe, nëse dëshira dhe pasioni digjen aty nga një zhur i egër, pothuaj i papritur, kjo ndodh ngase gjejnë, ndoshta, në këto tregime të shkurtra e të kursyera, kontrastin ideal dhe të nevojshëm për flakërimin e tyre të beftë.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 120 |
| Published year | 1993 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës së shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar, s`na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal: një botë ku përballen me...
Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar, me të cilin autorja fitoi famë botërore kur u botua. Roman historik dhe njëherësh tekst poetik e filozofik, ky libër, në të cilin rrëfehet jeta dhe vdekja e Perandorit romak Adrian, trajton temat e mëdha të jetës, që i ka aq fort për zemër shkrimtarja frënge: dashuria,...
Jursenar kishte vendosur të shkruante biografinë e Adrianit pas një vizite që i kishte bërë vilës Adriana afër Romës/ Romani fashionon lexuesin me magjinë e personalitetit të madh të perandorit dhe me magjinë e ndjeshmërinë artistike të autores për botën antike
“ANNA SOROR… është një vepër rinie, por prej atyre veprave që mbeten thelbësore e të dashura gjer në fund, jo vetëm për autoren por edhe për lexuesit. Ajo u shkrua brenda pak javësh në pranverë 1925, gjatë një qëndrimi në Napoli e fill pas kthimit prej tij dhe ka një qendër një marrrëdhënie pasioni të fshehtë mes motrës dhe vëllait