Ironia e nje legjende – Murgesha dhe poeti View larger

Ironia e nje legjende – Murgesha dhe poeti

Lazër Radi A-000084

New product

Përshkrim i shkurtër

Tre novela te shkruara nga Lazer Radi.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Jozef

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Novela e parë “Ironia e një legjende”, lidhet me periudhën e mbasluftës, ku familjet tregtare u ndodhën përballë dhunës së pushtetit të ri, dh pjesa që pëson më shumë janë fëmijët e mitur që mbeten të pambrojtur nën dhunën e pushtetit.

Novela e dytë “Murgesha dhe Poeti” është ndërtuar mbi raportet e gjëndjet reflektive të Migjenit si poet. Në fillimet poetike ai shkruan ashpër për murgeshat por pastaj përballet me përkujdesin e tyre në vitin e fundit të jetës së tij kur ai ndodhej në Itali. Poeti reflekton së thelli rreth këtij raporti dhe kupton se shpirti i tij poetik kishte qenë i padrejtë ndaj përkushtimit dhe sakrificave të këtyre krijesave të devotshme, në shërbim të njeriut dhe humanizmit...

Novela e tretë, më e gjata, e që mund të quhet edhe kryevepra në prozë e Lazër Radit është “Apollogjia e Tretë e Sokratit në Tiranë”.I mbrujtur herët me filozofinë sokratiane dhe përcjellës në jetë i kësaj fryme, ai e konsideronte Sokratin si shpëtimtar të një shoqërie që po humbte çdo vlerë. Duke qenë se Apologjinë e Sokratit e kishte shkruar Platoni, një nxënës e dishepull i tij, i cili e ka monumentalizuar figurën e Sokratit në histori, Apologjinë e Dytë të tij e kishte shkruar një komunist grek, Kostas Varnalis, i cili e karikaturon Sokratin dhe filozofinë e tij, ndaj duhej edhe “Apologjia e tretë..:” e Lazër Radit që e rikthen Sokratin mbas 2339 vitesh në Shqipëri, për të rrëfyer të vërtetën e diktaturës komuniste dhe rolin e intelektualëve.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages386
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë