Fjala e ndaluar View larger

Fjala e ndaluar

Eris Rusi A-007473

New product

Përshkrim i shkurtër

Përmbledhja me tregime “Fjala e ndaluar” – është një përmbledhje me tregime, nga shkrimtari Eris Rusi që të ndërmend mollën e ndaluar të Kopshtit të Edenit ose atmosferën e zymtë kur fjalët mund të çonin në greminë gjatë diktaturës. Po sot, në këtë botë ku komunikimi ngjan si zgjatim i natyrshëm i njeriut teknologjik, kush vallë të jetë “Fjala e ndaluar”?

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928063199

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Trembëdhjetë tregime, trembëdhjetë histori të pazakonta njerëzore, ku koha rrjedh ngadalë dhe i jep botës që njohim format e të pazakontës, të asaj që pritet të jetë një mrekulli, një ndryshim, një shkëndijë, që mund të ndryshojë gjithçka!

 Personazhe që dalin nga normaliteti, që vuajnë dhimbjen e të qenit të pakuptuar, të padukshëm, të pafuqishëm, përballë jetës që mund të bëjë fare mirë pa secilin prej tyre.

Histori tundimi dhe bindjesh që ndryshojnë: bashkëshorti që zgjohet një mëngjes dhe vëren që një pjesë e kraharorit të gruas së tij mungon, apo një tjetër që i hap sytë në shtratin familjar dhe e kupton që ajo në krah nuk është më gruaja e tij; bota në përndjekje të atyre që janë të lumtur e s’kanë pse të jenë të tillë; apo pylli i pazakontë ku çdo pemë ka trajtat e njerëzve të njohur dikur në jetë; dashuria e bërë detyrimisht në heshtje, apo dashuria e bërë ekskluzivisht kur në sfond dëgjohet edicioni i lajmeve të mbrëmjes!

REVIEW

...në tregimet e Rusit, vërehet qartazi një dorë dhe mendje krijuese e një prozatori të mirëfilltë: në vend të pohimit dhe të stilit retorik, ai i jep jetë – e përfton tekstin kuptimisht të pasur, pra një rrëfim të menduar dhe të lartësuar.

Anton Nikë Berisha

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
ISBN9789928063199
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1