Franeesko Solano, i njohur në letërsi mc pscudonimin Dushko Vctmo, la gjurmë të thella në disa fusha të dijes arbëreshe dhe shqiptare.
Antika Hoxha, motra e vogël e Bilal Xhaferit, poetit dhe prozatorit të talentuar gë u pëndoq nga regjimi komunist, e përjetoi skajshmërisht fatin e tij të hidhur që u bë dhe fati i saj.
Historia e një treve si Bregdeti, me të veçantat e veta gjeografike, sociale e mitike, është parë në një këndvështrim të ri nga studiuesi Minella Gjoni.
Struktura e tij komlekse e bën këtë libër tepër të veçantë. Lexuesi gjen në të ese, studime, kritika, intermezo, poezi etj.
Në aq faqe sa i duhen një romani modern, autori të habit me hapësirat e veprimit. Krijohet një amfiteater artistik me shkallë magjepsëse.
Ngjarje të shumta jetësore e krijuese, si një thesar brenda këtij libri, të krijojnë përshtypjen e një kronike, monografie a ditari, të gërshetuara artistikisht, meqë autori, me devotshmëri arrinë të vërë në spikamë më të bukurën e kësaj krijimtarie, duke vënë në përdorim “vetëdijen historizuese”, përmes një trajtimi të arrirë artistik.
Një libër që afron dhe bashkon kontinentet e njerëzit e dashur mes njëri - tjetrit. Kjo është shija e parë që të jep ky libër.
Romani fokusohet në jetën pasionante të një vajze nga një krahinë e jugut, pasion, i cili vendos për problematikat e jetës së saj të trazuar.
Ky roman ka në tematikën e tij jetën e një ish agjenteje ruse të quajtur Elena Mihaillovna, aktiviteti agjenturor i së cilës fillon në kohën e Luftës së Ftohtë për të përfunduar në një poliagjente tepër të rafinuar në radhët e shërbimit sekret amerikan pas rënies së Murit të Berlinit.
Mes tërë atmosferës lirike cle pasojnë këto poezi të pjekura, të mirëfillta, mjaft të arritura te poetes Armela Hysi, rikuptojmë se lirika moderne ende është me një mundësi kultivimi për të bërë akoma më tutje.
Poezitë nuk janë të rënduara në metafora, por ndihet shpirt ne çdo varg, dhe ngjyra sikurse ne nje pikture te heshtur.
Këngët e përshtatura në shqipen e sotme ruajnë freskinë dhe origjinalitetin, duke bërë që të përjetohen nga të gjitha brezat e lexuesve tërë kodet morale të popullit tonë, të ruajtura në shekuj.
Në dramën e jietës fitojmë dhe humbasim çdo ditë shpresat dhe iluzionet, pasionet dhe vullnetin e lirë, e kështu endemi ciklit të jetës si luftëtarë të denjë në përmbushjen e misionit dhe deshifrimit të gjurmëve të vetë ekzistencës.