Rapsodi të një poeme arbëreshe Shiko më të madhe

Rapsodi te nje poeme arbereshe

Jeronim De Rada MIL0048

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këngët e përshtatura në shqipen e sotme ruajnë freskinë dhe origjinalitetin, duke bërë që të përjetohen nga të gjitha brezat e lexuesve tërë kodet morale të popullit tonë, të ruajtura në shekuj.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Milosao
ISBN9789928428295

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri shoqërohet me një hyrje të profesor Sadik Bejkos të titulluar “Rapsoditë arbëreshe-një realitet artistik përherë i gjallë” ku analizon disa nga baladat më madhore të trashëgimisë kulturore arbëreshe, që bënë shumë poetë e studiues të kohës në të cilën u botuan, të vlerësojnë në maksimum këtë trashëgimi. Në fund të librit botohet studimi shterues prej pesëdhjetë faqesh i studiuesit të njohur nga Kosova, profesor Anton Nikë Berisha.

Qysh në hyrje të studimit ai citon revistën “Melusine” të Parisit (1884), ku midis të tjerash thuhet: “Një origjinalitet mahnitës, një shprehje që nuk egziston më veçse te popuj që kanë një jetë epike ose që së paku, për traditë, poezia e tyre i shërben epopesë.” Antoni vë në dukje rëndësinë që kanë këto rapsodi në tërë kulturën shqiptare në përgjithësi, analizon disa mendime të De Radës në studimin e tij “Mbi parimet e estetikës”, prek çështje që zënë dill nga epoka homerike deri te mistifikimi letrar, analizon aspekte të origjinalitetit të këngëve, veçoritë kuptimore, formësore dhe artistike, botën tematiko-motivore, rrëfimin epik dhe rrëfimin lirik, situatat metaforike, etj.

Të dhëna

Faqe200
ISBN9789928428295
Titulli origjinalMilosao
Viti i Botimit2016
VendodhjaSarandë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiAgim Mato