Alfred Uci ME0005
New product
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Vëllimi "Prometeu dhe Hamleti" u kushtohet problemeve estetike
Shtëpia Botuese | Mësonjëtorja | |
| ISBN | 9789992746238 | |
Punimet e reja dëshmojnë përpjekjet e autorit si për rivlerësimin, ashtu edhe vijimësinë e evoluimin e pikpamjeve të tij. Problemet estetike shtrihen në shtratin e kryeveprave të letërsisë botërore, nga antikiteti e deri në ditët tona. Këto autori nuk i shikon si monurnente të heshtur të një të kaluare të harruar, por si vlera që flasin me mesazhet e tyre edhe për kohët tona, për shqetësime e trazime, që u sjell njerëzve epoka moderne. Autori ka gjetur mënyra interesante për studime krahasuese të kryeveprave të vendeve e kohëve të ndryshme, vlerat universale të të cilave na zbulojnë jo vetëm dobësitë e sotme tonat, por edhe forcën e shpresat tona, që shpesh s'i vemë re e që do të na shpien përpara. Stili eseistik i punimeve e ka ndihmuar autorin të jetë më i lirë, më i hapur dhe më ekspresiv në paraqitjen e ideve të tij
| pages | 284 |
| ISBN | 9789992746238 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Tekste |
| Numri i botimeve | I parë |
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin e tretë të triptikut me punime të prof. Alfred Uçit me titullin "Barra tragjike e heronjve letrarë" spikat optika estetike në kritikën letraro-artistike
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin "Paradigma të ndërgjegjes shoqërore" prof. Alfred Uçi trajton problemet filozofike, që lidhen sidomos me realitetin tonë të dekadës së fundit
Një përmbledhje e studimeve të viteve të fundit të Prof. Uçit. Në to spikat stili estetik, që i bën ato tërheqëse dhe interesante jo vetëm për specialist të fushës, por edhe për lexues të tjerë të interesuar për temat, si puna ime. Në studimet e prezantuara në libër Prof. Uci analizon kryevepra të letërsisë botërore nga antikiteti e deri në ditët e sotme.