Alfred Uci ME0006
New product
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin e tretë të triptikut me punime të prof. Alfred Uçit me titullin "Barra tragjike e heronjve letrarë" spikat optika estetike në kritikën letraro-artistike
Shtëpia Botuese | Mësonjëtorja | |
| ISBN | 9789992746343 | |
Autori, që është dalluar kryesisht për hulumtime teorike, prej kohësh ka ndjerë nevojën për t'u shtrirë edhe në fushën e studimeve kritike, letrare, artistike. Ai ka zgjedhur vepra e aspekte të rëndësishme pak ose aspak të njohura më parë të shkrimtarëve madhorë-Dostojevski, Shekspiri, Kazanxaqi, Gëte, Pushkini, Hafizi, Rumiu, Kajami etj. Po kështu, në optikën kritiko-letrare janë vendosur edhe figurat e shquara të letërsisë sonë Sefulla Malëshova, Petro Marko, Skënder Luarasi, Fan Noli, D. Agolli, V.Koreshi e sidomos Mitrush Kuteli. Shquhen esetë mbi kri-jimtarinë e Abdurahim Buzës dhe Naim Frashërit, që janë rivlerësuar e ndriçuar në një mënyrë të re qysh në kohën e monizmit. Me një stil të mprehtë, konceptet teorike shprehen të njomura e të gjalla me përvojat e kryemjeshtrave të letërsisë botërore e shqiptare
| pages | 290 |
| ISBN | 9789992746343 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Tekste |
| Numri i botimeve | I parë |
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Vëllimi "Prometeu dhe Hamleti" u kushtohet problemeve estetike
Triptiku i ri i i prof. Alfred Uçit përmbledh studime të viteve 1900-2000. Në vëllimin "Paradigma të ndërgjegjes shoqërore" prof. Alfred Uçi trajton problemet filozofike, që lidhen sidomos me realitetin tonë të dekadës së fundit
Një përmbledhje e studimeve të viteve të fundit të Prof. Uçit. Në to spikat stili estetik, që i bën ato tërheqëse dhe interesante jo vetëm për specialist të fushës, por edhe për lexues të tjerë të interesuar për temat, si puna ime. Në studimet e prezantuara në libër Prof. Uci analizon kryevepra të letërsisë botërore nga antikiteti e deri në ditët e sotme.