Renia e qytetit

Artan Fuga BPA0018

New product

Përshkrim i shkurtër

Dritarja e trenit është media kritike. Kjo përcaktohet nga fakti se hekurudhat shpesh kalojnë në vende që nuk mund të thuhet se janë vitrinat e krahinave apo qyteteve që anashkalohen.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Papirus
ISBN9789928406903

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Pjesë nga libri:

Si të thuash, treni kalon nga pjesa e pasme e zonave urbane apo rurale, pranë magazinave, rrugëve dytësore, rrethinave periferike të qyteteve, ku praktikisht pret të shohësh karvane romësh pa vendbanim të caktuar, kanalizime të ndotura, togje plehrash urbane, lloj – lloj magazinash të çrregullta, baraka ku hyjnë dhe dalin fëmijë të pistë, ferra, vija të thara uji, gjithçka pra që i vjen radha në fund për t’u rregulluar dhe, tamam si ato depot e shtëpive, mbushen me gjithfarë rrangullash të vjetra që zbrazin dhe lehtësojnë nga orenditë e tepërta dhe të vjetra dhomat e zbukuruara tashmë, ku priten mysafirët: aeroportet, hotelet, taksitë, metropolet.

Kurse dritarja e avionit, taksisë, hotelit metropolitan është media servile. Nuk e di përse përherë kam menduar se udhëtimi me avion, sado i shpejtë dhe i rehatshëm të jetë, krijon një efekt mashtrues të jashtëzakonshëm. I kalon vendet sipër një mjegulle resh që si bomajë gjigande nivelon thepat e tokës, mbulon gjithçka me një napë të bardhë gjtihëfshehëse, sheh relievet nga lart, nga larg, pozicion që përbën edhe këndin më të përshtatshëm për të pasur një imagjinatë gabuese, altruiste, mbi botën.

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në asgjëkund.

Data sheet

pages352
ISBN9789928406903
Shtëpia botuesePapirus
Published year2012
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri