Psikologjia e femijes (SC) View larger

Psikologjia e femijes (SC)

Ross Vasta, Marshall M. Haith, Scott A. Miller BXH0022

New product

Përshkrim i shkurtër

Libri i madh Psikologjia e fëmijës e autorëve amerikanë Vasta, Haith dhe Miller është tashmë në duart e lexuesit shqiptar. Është një botim që e kapërcen hamendjen e thjeshtë të botimit, i vështirë në të gjitha drejtimet, që nga e drejta e botimit (me një pagesë tepër të lartë) e deri te përkthimi, konsulenca e vijueshme psikologjike, redaktimi po në praninë e këtij këshillimi të pandashëm dhe pastaj shtypi, duke qenjë një libër me format të madh dhe me një numër të shumtë faqesh. Nuk është se ka ndodhur çudia, por një punë e domosdoshme që meriton vëmendje

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Psikologjia e fëmijës e autorëve amerikanë Vasta, Haith dhe Miller u drejtohet jo fëmijëve por prindërve shqiptarë, duke i pajisur ata me një kulturë krejt të veçantë e me një dinjitet njohurish që meritojnë të paktën vëmendje; Libri u drejtohet të gjithë mësuesve të kujtdo shkolle, se duke mbajtur këtë libër në tryezat e tyre të punës do të dinë si tu drejtohen më mirë fëmijëve, prindërve, edukimit më të plotë e më të mirë të mundshëm; Libri u drejtohet edhe njerëzve të mjekësisë, të punonjësve socialë, të psikologjisë; Libri u drejtohet gjithë studentëve të këtyre fushave që përmendëm më lart; Libri u drejtohet institucioneve të edukimit, pranë MASH dhe instituteve të kurrikulave (private apo shtetërore), dikastereve të tjerë dhe shumë njerëzve që e duan dhe e përqafojnë këtë drejtim. Ky libër, me një fjalë të vetme, i drejtohet gjithë shoqërisë shqiptare, të interesuar dhe të painteresuar, e cila e ka në thelbin e vet të qenit prind dhe edukatore, pavarësisht nga shkalla e kulturës që mbart, pavarësisht në se është shkollë, spital, mjedis pune, institucion kulture dhe studimor etj. Fëmijë, kështu, kemi të gjithë (me përjashtime fare të papërfillshme) dhe ky për secilin nga ne do të jetë një libër tryeze, një libër krejtësisht i veçantë, shkruar me një stil mjaft tërheqës, me një elegancë paksa të çuditshme, plot finesë e shkathtësi që godasin në shenjë dhe ngrejnë në piedestal atë që duhet: rrugët që të çojnë drejt njohjes së plotë e prapamendi të fëmijëve, që zbërthejnë në faktorë të vërtetat edukative të fëmijëve të të gjitha moshave, që përtheksojnë mundësitë ideale të korrigjimit të përthyerjeve edukative dhe sociale e psikologjike që pëson një fëmijë në rrugën e tij të gjatë e të lodhshme formuese. Ky libër ju ndihmon së tepërmi të gjithëve, sepse aty është bota jonë e mrekullueshme, është jeta e fëmijëve tanë, është dashuria jonë fluide, është madhështia e asaj që formojmë, është sinteza e të vërtetave të përditshme

Data sheet

pages603
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFatmir Hoxha